Sociale

Dështon tenderi i transportit, 10 fëmijë në Zapod të Kukësit mbeten pa mësim prej më shumë se dy javësh

23 Shtator, 12:44| Përditesimi: 23 Shtator, 14:33

  • Share

KUKES- Në fshatin Kolosh të njësisë vendore Zapod, 10 fëmijë të moshës 6 deri në 14 vjeç nuk kanë shkuar ende në mësim që nga nisja e vitit shkollor, më 8 shtator. Arsyeja është mungesa e transportit.

“S’kam shkuar asnjë ditë në shkollë se e kam larg”, tha një fëmijë.

Shkolla që ata duhet të ndjekin ndodhet në fshatin Orgjost, mbi një orë larg në këmbë nga shtëpitë e tyre. Prindërit thonë se nuk guxojnë t’i lënë fëmijët vetëm në rrugët malore dhe nuk kanë asnjë mundësi tjeter për transport privat.

“Rruga është e keqe, shkon një orë në këmbë vajtje dhe një orë në kthim. Eshtë pyll, nuk i leme dot vetem fëmijët. Vjet kishim furgonin, por kete vit s’ka ardhur. Ne s’kemi makina t’i çojmë vete”, thanë prindërit.

Pas dështimit të tenderit, Zyra Vendore Arsimore Kukës u ka propozuar prindërve te dergojne vete femijet ne shkolle perkundrejt kompensimit prej 1,200 lekësh në muaj për çdo fëmijë.

“Nuk ka furgon që të vijë këtu se pagesa për biletën është e ulët”, tha një tjeter prind.

Sipas dokumenteve të tenderit, të siguruara nga Report TV, autoriteti kontraktues është Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Lezhë, që shpalli procedurën për “Transport mësues-nxënës” të ndarë në disa lote, ku përfshihet edhe Kukësi. Fondi limit për këtë shërbim ishte 21.8 milionë lekë pa TVSH dhe afati i fundit për dorëzimin e ofertave ishte 7 maj 2025.

Tenderi dështoi pasi nuk u paraqit asnjë ofertë nga operatorët privatë. Kompania që mbulonte transportin vitin e kaluar deklaron se vlera është shumë e ulët për rrugët malore. Në dokument shihet se, rrugët e Kukësit janë klasifikuar si “me asfalt”, gjë që ka ulur artificialisht çmimin. Në realitet, rrugët janë të paasfaltuara, dhe me terren të vështirë, çka e bën të pamundur mbulimin e kostove si karburanti dhe mirëmbajtja e furgonave. Sakaq, burimet thane se deri në fund të shtatorit pritet të shpallet sërish procedura e tenderit, deri atëherë këta fëmijë do të qendrojnë pa shkollë. I njejti problem eshte në të gjithë fshatrat e thellë të Kukesit.

R.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 23/09/2025 17:58

    O ulsiu ene dori. Ne ne mes te tiranes u pagujm vet transport femijeve tane .pse bejn perjashtim ne kukes qe thoni turp e a ka bashki? Ne kembe nje ore per femijet esht nga astiri ne qender.se un ate rruge qe thon prinderit e Kam pas bo per 20 min ne kembe.spaska makina ne zapod ? Mos na boni me qesh po thuaji u mesun me jau cu e me ja sjell nga shkolla kalamajt e duan prap te njejten gje.esht turp per ata prinder qe I len femijet ashtu.

    Përgjigju
  • ulsiu: 23/09/2025 14:14

    SA TURP..VFARE SHTETI.....

    Përgjigju
  • dori: 23/09/2025 13:48

    A ka bashki në Kukës...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?