Albion Rrahmani po shkëlqen këtë sezon me 13 golat e shënuar me fanellën e Rapidit të Bukureshtit. Mediet në Rumani bëjnë me dije se Aston Villa në Premier League është pas sulmuesit 23-vjeçar.
I ashtëquajturi "Ibrahimovici i Malishevës", Rrahmani verën e 2023 la kampionët e Kosovës, Ballkanin dhe për 600 mijë euro u bashkua me Rapidin. Tanimë pas djaloshit të Kosovës është Aston Villa, klubi nga Birmingham që disa javë më parë ishte pas Ernest Muçit, sulmuesit që zgjodhi të bashkohej me Besiktas në Turqi.
"Interesim i madh për Rrahmanin nga Aston Villa. Sipas burimeve tona, Aston Villa është interesuar për Rrahmanin”, shkruan media rumune, Fanatik.ro.