Florend Kalivopulli në asamblenë zgjedhore në Durrës, 22 shkurt 2025

Sport

Dështuan në tetor, mbahen zgjedhjet në federatën e boksit! Rizgjidhet Florend Kalivopulli

22 Shkurt, 12:58| Përditesimi: 22 Shkurt, 13:08

  • Share

Florend Kalivopulli është rizgjedhur president i federatës shqiptare të boksit. Në asamblenë zgjedhore të mbajtur këtë të shtunë në Durrës Kalivopulli u zgjodh në raundin e dytë të votimeve, teksa nga 14 anëtarë morën pjesë 11 prej tyre.

Kalivopulli i cili fitoi mandatin e tretë, mori 10 vota pro, ndërsa një u shpall e pavlefshme.

Zgjedhjet në federatën e boksit ishin parashikuar të mbahen në tetor, por u shtynë për shkak të një vendimi gjykate, pasi një anëtar pretendonte se janë përjashtuar disa të tjera.

Zgjedhjet e mbajtura këtë të shtunë në Durrës u ndoqën nga sekretari i përgjithshëm i KOKSH Gerti Shima, zv ministri i Arsimit Endri Hoxha si dhe një notere.

Kalivopulli ishte kandidat i vetëm në garë, pasi pak ditë para zgjedhjeve Elidor Bushati dha dorëheqjen.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?