Sociale
Kosova & Rajoni

Destinacioni ‘kryefjalë’ i këtij dimri, qytetarë të shumtë nga Shqipëria kalojnë fundjavën në Prevallë të Prizrenit

15 Dhjetor 2024, 19:05| Përditesimi: 15 Dhjetor 2024, 19:26

  • Share

Qindra qytetarë nga Shqipëria zgjodhën që këtë fundjavë ta kalojnë në Prevallë të Prizrenit. Dëbora që ende vazhdon të bjerë, sportet dimërore dhe çmimet i tërheqin ato më së shumti.

Kryesisht zgjedhin që ta vizitojnë me guide turistike, por edhe me makinat personale.

Por ajo çfarë është më shqetësuese për banorët e zonës dhe policinë e Kosovës është udhëtimi i vizitorëve nga Shqipëria pa paijsje dimërore, sidomos ata që vijnë me automjete të vogla.

Prevalla shtrihet 1800 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhet jug të Kosovës në Malet e Sharrit, në rrugën që shkon nga Prizreni nëpërmjet Prevallës në drejtim të Shtërpcës, e cila gjatë dimrit me reshje bore, ka një panoramë të mrekullueshme.

K.M/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?