Marjana Gurakuqi është 40-vjecarja që mbeti e plagosur me thikë nga Dan Hutra, i cili kishte synim ta vriste. Sipas dosjes hetimore, vetëm 2 ditë para ngjarjes makabre kur vrau 3 gra, 40-vjecari mori një makinë me qera për të shkuar në Kukës, ku mori kallashnikovin që mbante të fshehur,
Ai ka deklaruar se Marjanës, që e kishte të dashur, donte t’i priste kokën me biçak sepse nëse do e vriste me armë zjarri do tërhiqte vëmendje dhe nuk do realizonte planin e tij deri në fund. Ai donte t’i merrte jetën pasi kur ka dalë nga burgu herën e parë në 2021-shin i ka dhënë 80.000 euro për t’i ruajtur, por pas disa kohësh e ka njoftuar se paratë i kishte gjetur bashkëshorti i saj dhe Danit i ka kthyer vetëm 2.300.000 lekë.
Dan Hutra pretendon se Marjana ka tentuar ta helmojë nëpërmjet ushqimit në burg gjatë kohës që vuante dënimin, përmes Vladimir Kurtit, të cilin e ka pasur shok qelie në burg. Sipas tij, e ka dëgjuar Vladimirin duke folur me Marjanën në telefon nga kabina e burgut dhe kjo ka qenë pikënisja e konfliktit mes tyre. Pas disa përpjekjeve për ta vrarë në burg dhe nuk ia doli, shkoi dhe i mori jetën motrës së tij.
Lajmi kryesor:
Dosja e Dan Hutrës/ Pse donte të vriste ish gruan? Autori i 3 vrasjeve nuk pranonte fëmijën me Elena Hysën, hoqi unazën para familjes
M.Q./ReportTv.al