Darjana Linares

Detaje nga dosja hetimore/ Vajzat nga Amerika Latine pranojnë se ushtronin prostitucion në Durrës, Prokuroria iu bllokon pasaportat

10 Mars, 17:33| Përditesimi: 10 Mars, 18:05

  • Share

DURRËS - Lidhur me ngjarjen e pak ditëve më parë kur një vajzë nga Amerika Latine përfundoi në tendën e një lokali poshtë ballkonit të banesës ku ajo jetonte me qera me disa shoqe të saj, pas një sherri me një 39 vjeçar shijakas, prokuroria e Durrësit nisi proçedim penal ndaj 4 vajzave të huaja për ushtrim prostitucioni dhe përshtatje banese për përdorim lëndësh narkotike.

Burime nga policia, e cila po merret me këtë ngjarje, bëjnë me dije se në dosjen që ju dorëzua prokurorisë, vajzat kanë pranuar se kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të muajit shkurt dhe janë vendosur me qira në një banesë në lagjen nr 2.

Ato kanë pohuar se ofronin seks kundrejt fitimit por jo me tutor dhe se paratë jua dërgonin prindërve të tyre.

Ndërkohë që në banesë u gjendën edhe sasi të vogla kokaine për përdorim vetjak.

Ndërkohë hetimi është thelluar nëpër faqet online ku vajza latine ekspozohen në Shqipëri me qëllim reklamimin e tyre.

Prokuroria e Durrësit ju ka bllokuar 4 vajzave pasaportat deri në përfundim të hetimit të çështjes.

Në territorin e Durrësit, sidomos gjatë sezonit veror, numri i vajzave që ushtrojnë prostitucion rritet në mënyrë të ndjeshme. Pjesa më e madhe e tyre punojnë për hesap të tyre.

22-vjeçarja Darjana Linares e cila u hodh mbi tendën e lokalit në lagjen nr. 2 në Durrës jetonte me 5 vajza të tjera me origjinë nga Kolumbia, Venezuela dhe Spanja. Ajo ka debatuar me një djalë 39-vjeç nga Shijaku, i cili kur mbërriti në banesën e vajzave bëri debat me Darjanën se kush do të hynte i pari në tualet gjë e cila u pasua me dhunë fizike nga të dyja palët.

Linares dhe 39-vjeçari Ismet Zoto kanë qëlluar njëri-tjetrin me shpulla dhe shkelma, ndërsa më pas e reja ka tentuar të largohet nga dritarja ku ka rënë mbi tendën e lokalit që ishte m’u poshtë ballkonit.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 11/03/2024 03:53

    S'kishte tutor aty, bravo, këtu duket sa i korruptuar është shteti, i dënon këto për mos pagim taksash dhe sigurimesh shoqërore e shëndetsore. Bllokim pasaportë dhe heqje Lirie, sikur ato ishin të lira aty.

    Përgjigju
    • Likja: 11/03/2024 08:44

      Nji her ja u bllokon tutori pasaportat, nji her prokurori.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?