Kufoma e viktimës është identifikuar përmes këmbës së majtë, pasi kjo pjesë e trupit ka qenë më pak e dekompozuar, raporton gazetari Sokol Dema. Marjeta Karaj dhe viktima Menduh Kurt-Deda punonin së bashku në një organizatë të krijuar prej të dyve dhe për këtë ka qenë edhe borxhi prej 1 milion lekë të reja. I arrestuari, Gazmir Ngota dhe djali i Marjeta Karajt, Besmir Karaj, i shpallur në kërkim, janë shokë, ndërsa vetë Besmiri rezulton të jetë jashtë vendit, në Itali.
Lajmi kryesor:
Zbardhet krimi horror i 2017-s në Tiranë! 56-vjeçarja mori peng, dhunoi e urdhëroi djegien gjallë të të dashurit 61-vjeçar se i kishte 1 mln lekë borxh! U ndihmua nga i biri
//ReportTv.al