DURRËS- Foshnja e gjetur në Golem e braktisur nga nëna kishte lindur në muajin mars nën peshë dhe aktualisht ndodhet në reanimacion ku po merr mjekimin e duhur. Mirëpo, për fat të keq, të njëjtin fati si ai, kishte pasur edhe motra/vëllai i saj i ardhur në jetë 3 vite më parë.
Report Tv ka mësuar se nëna 22-vjeçare me inicialet D.S. ka braktisur edhe 3 vite më parë një tjetër fëmijë, kësaj here në Tiranë. Nuk dihen ende rrethanat e këtyre veprimeve të saj, teksa vijon të jetë ende në arrati. Policia e ka identifikuar nënën 22-vjeçare dhe është në kërkim të saj.
Ndërkohë, Report Tv ka mësuar se ajo ka qenë një “nënë problematike”, pasi në tetor të 2022, dy fëmijët e tjerë të saj 3-4 vjeç janë fotografuar të zhveshur në dyert e Gjykatës së Durrës. Referuar burimeve të gazetarit Aldo Mustafa, aso kohe është dhënë kujdesi i duhur social nga nëna, mirëpo rasti nuk është vijuar më tej.
Ja kaloka buces do kohen e enverit ta conte ne internim baxhellen
Përgjigjukjo qenka tamom si bucet.
Përgjigju