Detaje nga festa e pavarësisë në ambasadën e SHBA-së! Yuri Kim bën bashkë Ramën, Bashën, Metën dhe Veliajn

1 Korrik 2020, 16:36| Përditesimi: 1 Korrik 2020, 16:37

  • Share

Tre ditë para datës 4 korrik, që është edhe dita e pavarësisë së Amerikës, janë mësuar disa detaje nga festa e përvitshme që ambasada e SHBA-së organizon në Tiranë, këtë herë nën drejtimin e Yuri Kim.

Ndryshe nga herët e tjera, për shkak të pandemisë së koronavirusit, këtë herë të ftuar do të jenë shumë pak persona. Burime të 'Report TV' bëjnë me dije se do të organizohet një darkë e vogël me krerët e institucioneve në vend, në rezidencën e Amerikës.

Darka do të jetë në ambient të hapur, pra në oborrin e ambasadës, dhe do të bëjë bashkë Edi Ramën, Lulzim Bashën, Ilir Metën dhe Erion Veliajn, së bashku me bashkëshortet e tyre. Vitet e mëparshme kanë qenë të ftuar edhe shumë personazhë të fushave të tjera të jetës, si aktivistë e gazetarë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?