Ervis Martinaj, Arben Ndoka, Durim Bami, dhe Emiljano Shullazi

SPAK 'zbërthen' planin/ Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka kërkonin vrasjen e Durim Bamit, në ndihmë iu shkoi dhe Shullazi nga paraburgimi

18 Maj, 16:30| Përditesimi: 18 Maj, 17:08

  • Share

1716043490_4by4.jpg

Detaje të reja janë zbardhur nga njoftimi i SPAK për megaoperacionin e madh orët e fundit, ku janë lëshuar 50 urdhër arreste dhe janë sekuestruar rreth 3 milion euro pasuri të bosëve të drogës ne vend dhe krerëve të grupeve kriminale.

Siç bën me dije SPAK, ka patur ndër të tjera një luftë të egër mes bandave, ku bie në sy se aleanca e Ervis Martinaj me ish-deputetin e PS-së Arben Ndoka, i cili drejtonte një grup kriminal në qytetin e Lezhës. Grupet e Martinaj dhe Ndokës kontaktuan me një grup tjetër kriminal që vepronte në Durrës.

Sipas SPAK, Martinaj kontaktoi Viktor Imerin dhe i kërkoi vrasjen e Fatmir Hysenit. Ndërkohë, në ndihmë të grupeve të Martinaj dhe Ndokës vijnë edhe dy persona të tjerë si Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit.

Ndaj Bamit, sipas SPAK ka patur një tentativë për vrasje më 4 nëntor të vitit 2021 në zonën e Krujës. Shullazi siguronte informacione për lëvizjet e Bamit përmes T.B., dhe këto informacion ia vë në dispozicion Arben Ndokës.  

'Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi Ervis Martinaj, i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi Arben Ndoka. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale  kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale Ervis Martinaj, kontakton shtetasin Viktor Imeri, i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit Fatmir Hyseni. Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë  edhe shtetasit Emiljani Shullazi dhe A.Avdylaj, të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e Durim Bami, etj.

Emiljano Shullazi kontakton me të hetuarin T. B., të cilit i kërkon vrasjen e Durim Bami. Po kështu Emiljano Shullazi, siguron informacione për lëvizjet e Durim Bami. Dhe këto informacione i’a vë në dispozicion shtetasit Arben Ndoka.', thuhet në njoftimin e SPAK.

G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?