Detaje të rënda janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur në një shkollë në Beograd të Serbisë ku një 14 vjeçar ka vrarë me armë zjarri 8 nxënës dhe rojën e shkollës. Mësohet se i mituri, tashmë i arrestuar kishte planifikuar më parë masakrën me anë të një liste ku kishte shkruar emrat e bashkëmoshatarëve që do të vriste. Letrën ku ishte bërë lista e personave që do të vriste, është bërë publike nga drejtori i policisë së Beogradit.
“Siç deklaroi vetë, ai kishte planifikuar ta bënte këtë, kishte edhe një listë e fëmijëve që planifikonte t’i vriste. Ai vetë bëri një plan për të hyrë në shkollë dhe për t’u larguar prej saj. Dhe siç tregoi vetë, ai i përcaktoi objektivat prioritare. Skicat duken si nga ndonjë lojë apo ndonjë film horror, gjë që tregon se ai ka planifikuar në detaje sipas klasës së shkollës se si të hyjë në cilën klasë dhe si të likuidojë cilin fëmijë dhe në çfarë numri”, tha shefi i policisë së Beogradit Miliç, duke treguar listën.
Lajmi kryesor:
Masakër në Beograd, 14-vjeçari vret 8 nxënës dhe rojen e sigurisë! Serbia shpall tre ditë zie! Vuçiç: Shkak refuzimi që i bëhej nga bashkëmoshatarët
B.V/ReportTv.al