Armando Gjini është ekzekutuar brenda automjetit të tij ku ndodhej bashkë me fëmijët. E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të tij. Vrasja ka ndodhur pranë katedrales në qendër të qytetit të Rrëshenit rreth orës 11:30 të ditës së sotme.
Bashkë me ta ka qenë edhe bashkëshortja e Gjinit e cila ka zbritur nga automjeti për t'u ndalur pranë një marketi në këtë zonë. Autorët kanë shfrytëzuar këtë monent dhe janë afruar pranë automjetit duke e qëlluar për ta lënë të vdekur në vend.
Lajmi kryesor:
Vrasja me armë zjarri para Katedrales së Rrëshenit/ Ekzekutohet në sy të dy fëmijëve të mitur ushtari i Met Kananit (VIDEO)
/b.ha./ReportTv.al