Detaje të reja nga sulmi në Banjskë/ Sveçla publikon foton dhe EMRAT e autorëve: Veriu është sulmuar 114 herë që nga viti 2021

23 Dhjetor 2023, 14:05| Përditesimi: 23 Dhjetor 2023, 14:52

  • Share

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë një konference për media së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndau detaje të reja për sulmin terrorist të Banjskës.

Sveçla bëri një kronologji të gjithë ngjarjes që ndodhi më 24 shtator. Ai paraqiti fotografi, harta dhe pamje të shkëputura nga droni, për vendndodhjen dhe lëvizjen e pjesëtarëve që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë.

Ai madje paraqiti informacione për të dyshuarit e sulmit, duke publikuar fotografi dhe informacione të tjera personale për ta, dhe dëshmi gjithashtu se Milan Radoiçiç ishte prezent gjatë barrikadave të vitit të kaluar në veri të vendit, dhe të dyshuarit që ka afërsi me djalin e Aleksandër Vuçiç.

Sveçla tha se që nga viti 2021 deri më tani, Policia e Kosovës ka qenë cak i 114 sulmeve në veri, kryesisht të kryera nga grupi, që sipas tij, kreu sulmin në Banjskë. Kosova sulmin në Banjskë e konsideron terrorist dhe e fajëson Serbinë për të. Beogradi mohon përfshirjen në këtë ngjarje.

I dyshuari që ka afërsi me djalin e Aleksandër Vuçiç

Dëshmi që Milan Radoiçiç ishte prezent gjatë barrikadave të vitit të kaluar në veri të vendit.

I dyshuar për sulmin në Banjskë, Vlastimir Andric

Ora 14:32
Sveçla: Veriu është sulmuar 114 herë që nga viti 2021

1703338374_shif.jpg

Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se veriu i vendit është sulmuar 114 hërë që nga viti 2021 deri më sot nga Serbia. Sveçla, në një konferecë për media, tha se si institucione kanë ofruar fakte të mjaftueshmë që konfirmojnë planet e Serbisë për destabilizim.

“Si institucione kemi ofruar fakte të mjaftueshme që konfirmojnë planet e Serbisë për të organizuar këtë sulm paramilitar terrorist dhe kemi ndarë informacione edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës nga viti 2021 deri më sot institucionet dhe zyrtarët tanë janë sulmuar 114 herë në veriun e vendit tonë. Angazhimet hetimore të policisë në zbardhjen e hetimeve tregojnë se të njëjta struktura militare me shtytjen e Serbisë janë angazhuar për de-stabilizimin e vendit tonë – janë strukturat e njëjta terroriste që janë përfshirë në barrikada ku shumë prej kamionëve të barrikaduar kanë pasur eksplozivë dhe mjete tjera shpërthyese në sulmin ndaj KKZ-së dhe në sulmet ndaj pjesëtarëve tonë, në sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, në sulmin ndaj mediave, në djegien e veturave dhe në sulmin terrorist në Banjskë”, tha Sveçla.

Ministri Sveçla foli edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë teksa tha se qëllimi i tij ka qenë aneksimi i veriut të vendit.

“Deri më tani janë tre konstatime të pakontestueshme të këtij sulmi të cilat çdo herë e më shumë janë përforcuar gjatë zhvillimit të hetimeve, e para qëllimi i Serbisë dhe sulmi i grupi terrorist ishte që të aneksohet veriu i vendit tonë po ashtu grupi terrorist është mbështetur e përkrahur, urdhëruar dhe ka lidhje direkte me strukturat shtetërore të Serbisë. Grupi terrorist është ushtruar dhe përgatitur për sulm në poligone të rregullta dhe të kontrolluara nga ushtria e Serbisë si dhe është furnizuar me armatim ushtarak nga depot e saj”, tha Sveçla.

Sveçla, mes tjerash, ka dhënë detaje tjera lidhur me sulmin në Banjskë teksa me pamje ka treguar edhe rrugën që ka përdorur grupi terrorist. Nëpërmjet fotografive ai tregoi edhe vendin se ku u vra polici, Afrim Bunjaku, teksa shtoi se grupi terrorist me anë të një droni ka monitoruar Policinë e Kosovës.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?