Neë York - Zbardhen detaje nga takimi me dyer të mbyllura i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama të dielën në New York, në prag të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Gjatë takimit të tyre u diskutuan lidhjet dypalëshe, çështjet rajonale dhe globale. Takimi me dyer të mbyllura u mbajt në Turkevi (Shtëpia Turke), qendra diplomatike turke në New York.
Erdoğan ka deklaruar se përpjekjet do të vazhdojnë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve të Türkiye.
Presidenti turk ka theksuar se “masakrat” e kryera nga Izraeli në territoret palestineze, veçanërisht në Gaza, dëmtojnë paqen rajonale dhe globale.
Ai ka deklaruar se “shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar tani duhet të ndalen dhe se Izraeli do të detyrohet të ndalojë nëse të gjitha shtetet e botës veprojnë së bashku në një mënyrë të orientuar drejt paqes”, transmeton Anadolu.