Kronikë

Të shtënat në Malësi të Madhe/ Dy të rinjtë shkuan për të vjedhur, u kapën ‘mat’ nga 3 vëllezërit! Qëlluan me armë në ajër, shpallen në kërkim (EMRAT)

2 Shkurt, 13:19| Përditesimi: 2 Shkurt, 17:36

  • Share

MALËSI E MADHE- Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë një natë më parë në fshatin Gruemirë në Malësi të Madhe. Policia njofton se dy të rinj, të identifikuar si Erion Vocrri dhe Rivaldo Zmijanej (Planaj) kishin shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemirë por u diktuan nga banorët. Kanë qenë tre vëllezërit Mirsad, Besim dhe Edison Kurtaj të cilët kanë evidentuar dy të rinjtë që kishin tentuar të vidhnin në zonë dhe kanë debatuar me dy të rinjtë hajdutë.

Sipas Policisë, autorët kanë qëlluar me armë zjarri dhe janë shpallur në kërkim.

“Dyshohet se shkuan për të vjedhur në fshatin Gruemirë por u diktuan nga banorët,  gjatë largimit qëlluan me armë zjarri në ajër, Policia zbardh ngjarjen. Identifikohen dhe shpallen  në kërkim dy shtetas, të dyshuar si autorë që qëlluan me armë zjarri. Vijon puna intensive për kapjen e tyre

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të  ngjarjes së ndodhur në fshatin Gruemirë, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta u bë e mundur  zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e tyre.

U shpallën në kërkim shtetasit E. V., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri dhe R. Z(P)., 27 vjeç,  banues në fshatin Shtoj i Vjetër; Nga veprimet paraprake rezulton se dy shtetasit e mësipërm dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemirë por janë diktuar nga tre shtetas banorë të fshatit e të cilët këta dy shtetas kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Policia ka sekuestruar 4 gëzhoja në cilësinë e provës materiale, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. 

SI.E./K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?