Detaje nga vdekja e biznesmenit sllovak Chonavec në vitin 2018...Paralelizma me mënyrën e vdekjes së George Floyd

20 Gusht 2020, 13:37| Përditesimi: 20 Gusht 2020, 13:55

  • Share

Vdekja e një biznesmeni sllovak në qelit e paraburgimit në vitin 2018 në Belgjikë dhe imazhet e shpërndara në lidhje me të kanë ngjallur reagime të shumta në të gjithë botën. Përqeshja dhe sulmet naziste të policisë kanë bërë që të ngrihen paralelizma me vrasjen e afrikano amerikanit George Floyd në SHBA.

Pamjet e momenteve të fundit të jetës së biznesmenit Jozef Chonavec, kanë nxitur reagime të shumta  në Belgjikë dhe më gjerë.

Jozef Chovanec u arrestua në aeroportin Charleroi në vitin 2018, pasi gjatë fluturimit  kishte shkaktuar shqetësime tek pasagjert e tjerë.  Në paraburgim ai u shfaq duke gjuajtur murin me kokë deri sa ka filluar të rrjedhë gjakë. Një grup oficerësh janë ulur rreth tij duke e parë, pa bërë asgjë për ta ndihmuar atë.

Më vonë ai u dërgua në spital, por ra në gjendje kome dhe vdiq të nesërmen. Pamjet nga qelia tregojnë se disa oficerë që qeshin gjatë incidentit, ndërsa njëri prej tyre bëri përshëndetje naziste.
Vdekja e tij ka tërhequr paralele me rastin e George Floyd, i cili vdiq në maj pasi një oficer policie i vuri gjurin në qafë gjatë arrestimit në SHBA.

Gruaja e tij bën thirrje për zbardhje të ngjarjes dhe theksoi se ai ka qënë një biznesmen i rregullt, që nuk konsumonte lëndë narkotike apo alkool. Dy vjet pas vdekjes së tij, hetimi vazhdon ende. Policia lokale njoftoi se polici i cili ka bërë përshendetje naziste do të pushohej nga 20 gushti.

Jozef Chovanec

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ari: 20/08/2020 18:32

    Po te mbajn arabet ata qe i hedhin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?