TIRANË- Detaje të reja zbulohen në të shkuarën e biznesmenit 37 vjeçar, Eugert Lazaj që vetëm pak ditë më parë u gjet i vetvrarë në banesën e tij në një kompleks luksoz në periferi të Tiranës. Pronari i "Adorions Palace", kompleksit luksoz në Maminas, rezulton se në vitin 2004 ka lënë shtetësinë shqiptare pasi ishte pajisur me nënshtetësi gjermane ku jetonte dhe punonte prej shumë vitesh së bashku me familjen e tij. Por teksa kaloi disa vite në shtetin gjerman, 37 vjeçari Lazaj do të kthehej në atdhe dhe ndërsa e lëshoi nënshtetësinë këtë herë ai do të kërkonte nga autoritetet shqiptare të pajisej me leje qëndrimi në vendin e lindjes.
Sipas "Pamflet", kjo kërkesë do të miratohej nga ana e instancave përkatëse që do të pajisnin me leje qëndrimi të përkohshme Lazajn, leje kjo që do të përfundonte më 17 janar 2019. Nga ky moment 37 vjeçari do duhej të largohej nga Shqipëria pasi ndaj tij do lëshohej një urdhër dëbimi për shkak të skadencës së afatit ligjor të lejes së qëndrimit.
I vënë në këto kushte pronari i kompleksit luksoz “Adorions Palace” do të ankimonte këtë vendim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë ku do të kërkonte pajisjen me leje të përhershme dhe heqje të urdhrit të largimit nga vendi i datës 17 janar 2019.
Po pse iu refuzua leja e përhershme biznesmenit?
Burime për Report TV bëjnë me dije se shkak për refuzimin e lejes së qëndrimit të përhershme për Eugert Lazajn janë bërë informacionet që kishin marrë i autoritetet se 37 vjeçari kryente aktivitet pastrimi parash.
Eugert Lazaj u gjet i vetvrarë mëngjesin e së enjtes në vilën e tij në një kompleks luksoz në periferi të kryeqytetit. Në afërsi të trupit të pajetë u gjet edhe arma e zjarrit me të cilën 37 vjeçari i dha fund jetës ku shkak kryesor dyshohet të jetë bërë gjendja rënduar psikologjike e biznesmenit.
Hahahah gjigante jeni... Vet rare per depresion....
PërgjigjuGhermoni kur kish pare mejher ta dhajn nenshtetsin se ju konvenon veq me atvokat
PërgjigjuA o vend kriminelash e hoqet qafe dhe kete.si ka mundesi te gjith bizesmenat e huaj qe investojn ne shqiperi vrasin veten.
PërgjigjuQe eshte vend kriminelash ke te drejte, sepse ky tipi ishte nje i tille. Nuk ishte as biznesmen dhe as i huaj. Sic e ka thene « Ana » tek komenti me poshte prandaj nuk behet ky vend, se nje pjese e mire e popullsise merret me pune te pista, dhe nje pjese akoma me e madhe do donte te merrej me te tilla pune per te patur para te shpejta pa patur asnje lloj aftesie apo kualifikimi. Korrupsioni eshte ne qelize te shoqerise, qe nga roja tek dera e institucionit e deri tek Presidenti i Republikes. Nuk e di se sa perqind e popullsise se mbetur e ka ne moralin e saj qe as nuk duhet vjedhur as nuk duhet te korruptohesh, shesesh droge apo te merresh me peostitucion.
Po per ca biznesmeni flet ore i uruar? Behet fjale per nje trafikant qe parate e droges i pastron ketu ku trafikantet i bejne heronj. Investim i ngritur mbi aktivitete kriminale e te paligjshme, mbi vdekjen e te tjereve? Te drogohet femija yt do te te pelqente? Ore jeni ne vete apo jo? Ngrini ne piedestal kriminelet???Me ca pune te ndershme i beri miliardat ky, pa shkolle e pa profesion??? Prandaj nuk behet ky vend perfundimisht. Me njerez qe kane keto idera, do jemi gjithmone populli qe do na tregoje me gisht e gjithe bota. C'fatkeqesi...
Per te gjithe injorantet qe ulerasin qe e ka marre shtetesine arabe e kineze dhe pse ju refuzoka ketij milardiere Nje pyetje ju bej si ka mundesi qe nje 37 paska pasuri perrallore, ka bere njeren derisa ka marre pasaporten gjermane dhe tani ben njeren deri me vetflijim per lejjen e perhershme shqiptare Po qyqari ka patur frike debimin sepse me Gjermani cdo cent qe zi Teton si prone some ta justifikosh nga se e ke siguruar. Atje nuk ka gjyqtare qe marrin nje thes me para dhe mbyllin dosjen, burg I’m in e perjetshem e kthejne me disa vite denim kundrejt thaseve Cdo njeri e fiton dhe e humbet me dokumenta shtetesine dhe jo me llogjet e injoranteve qe nuk dine se cfare eshte ligji Tung
Përgjigju90% ajo eshte arsyeja sepse ne Gjermani duhet te vertetosh se si i ke fituar pronat dhe per kete pune viktima ka dashur te heqe shtetesine gjermane dhe te rimarre shqiptaren. Nuk e di a mund te rimerrte shqiptaren pa marre konfirmimin e shtetit gjerman qe ti heqe nenshtetesine.
Ne momentin qe zoteria la shtetesine ,pavaresisht se ka lindur aty ,trajtohet njelloj si nje I huaj,ne rastin konkret si alien.Ligjet e nje vendi jane njelloj te detyrueshme te respektohen dhe zbatohen si nga shtetasit vendas,ashtu dhe nga te huajt,por kam dyshim se mos me kthimin ne Gjermani ,(gjykuar nga aktiviteti qe dyshohej se merrej)mund te kishte probleme te hapura me drejtesine gjermane,ose me ndonje individ. Mendoj qe leje-qendrimin ne Shqiperi mund ta kete perdorur si nje fare <<azili politico-ligjor>>.
PërgjigjuHajde mbylle dosjen se sduhet ta marri vesh njeri pse e vrane. Mjere ku jetojme .
PërgjigjuMjaftonte te thuhej qe pati Covid19 per tu mbyllur dosja me shpejt
Biznesmen,miliarder,nenshtetsi gjermane vret veten se Shqiperia nuk i jep leje qendrimi? Ore jeni ne vete ju? Vertet mendoni se ky ka vra veten?
PërgjigjuTamam ashtu si thua.po ktu gènjeshtra dhe mashtrimi mbreterojn te lire
Aji eshte gjetur i vrare te resorti me i sigurt ne shqiperi qe banojin shume ambasador dhe shume njerz te tjer qe kerkojin siguri, dhe nqs se ate e kan vrare atje brenda do shkaktohet nji humbje madhe lekesh dhe resorti nuk e ka qef kte gje, prandaji aji zgjodhi te vetvritet
Kto kan ik per lesh ate thuj, ska shanc ta vrasi ky njeri veten kurrree :(:(
Nuk mbeti arab pa marre leje qendrimi ne Shqiperi dhe i refuzohet nje individi me kombesi shqiptare. Duket qarte qe policia eshte e korruptuar dhe mos beni akuza te paqena per pastrim parash. Nese ecni me logjiken e pastrimit te parave nuk mbetet politikan ne Shqiperi
PërgjigjuGjynah i shkreti, o popull, po pse nuk e blente dot nenshtetesine shqiptare ai??? Aha me falni ne Shqiperi nuk ben dot asgje me pare, vetem me drejtesi.
Nuk e lejonte gjermania 2 shtetesine. Kur kerkon gjermanen do heqesh ato te tjerat.
Nqs i pelqente Shqiperia apo mendonte se nje dite do te kthehej ne Atdhe perse e hoqi nenshtetesine.Jetoj ne Angli prej 21 vjetesh me nenshtetesi britanike por ate shqiptare nuk e kam hequr nuk i dihet sa per pastrim parash te flasi drejtesia por per ate qe thuhet se ka vrare veten nuk ka gje ne bote te me bindi se e ka bere
Ky eshte skandal,si mund te debosh nje shqiptar nga shqiperia? Ai kishte shtersi Gjermane,por me kombesi ishte Shqiptar.kur i jepet shtetesia shqiptare nhe shtetasi te huaj? ai duhej te paisej me dikumenta shqiptare,ne qofte se nuk ka ligje te posaçme te behen keto ligje se eshte skandalize te debosh nje shqiptar te lindur te rritur,me fis e me fare,ne Shqiperi.
Kjo është e pamundur,, që shteti amë ta dëboi shtetasin e vet të lindur e rritur këtu... Kjo qeveri a është SHQIPËTARE apo mos vall....???