Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 71-vjeçarit, Abdulla Budlla. Gazetari i Rerport Tv, Merin Maçi raporton se 71-vjecari ka mbetur i vrarë në vendin ku shpesh herë stacionohej me taksinë e tij vetëm pak minuta nga banesa e tij në fshatin Hametaq.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Budlla është qëlluar 6-7 herë nga një automjet në lëvizje që dyshohet se është larguar në drejtim të Vorës. Deri tani ende nuk ka një pistë konkrete që të çon tek shkaku që prodhoi ekzekutimin e tij për shkak se viktima nuk ka precedent të mëparshëm penal. Për identifikimin e autorëve policia ka shoqëruar personat që kanë qenë në zonë në momentin e ngjarjes dhe që mund të kenë fiksuar automjetin me të cilin janë larguar autorët. Nga ana tjetër për kapjen e tyre policia ka ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë.
Lajmi kryesor:
Pamje EKSKLUZIVE/ Vritet me armë zjarri taksisti 71-vjeçar në Fushë Prezë, u qëllua nga një makinë në lëvizje, trupi i pajetë në vendngjarje (EMRI)
B.K./ReportTv.al