Viktima Erion Çela

Detaje nga vrasja në 'Don Bosko', daja i viktimës: Erion Çela dhe vëllai i tij të përfshirë në trafikun e drogës

6 Janar 2022, 15:17| Përditesimi: 6 Janar 2022, 18:42

  • Share

Erion Çela, viktima i cili u vra në masakrën në 'Don Bosko', së bashku me të vëllain e tij Blerim Çela, i cili mbeti i plagosur në këtë ngjarje, janë të përfshirë po ashtu në trafikun e drogës në shtetit italian, njëlloj si daja i tyre, Edmond Crroj.

Sipas dosjes së hetimit, referuar dëshmisë së dhënë nga Urim Crroj, daja i viktimës, mësohet se dy vëllezërit Çela janë të përfshirë në trafikun e drogës, çfarë shton dyshimet e hetuesve se pikërisht dy vëllezërit mund të ishin po ashtu shënjestra e atentatit.

Megjithatë, në trafik droge dhe në prostitucion ishte i përfshirë edhe daja tjetër i tyre, Edmond Crroj, i cili gjithashtu u plagos pasditen e 4 janarit. Ky i fundit mbetet gjithashtu në fokus të hetimeve si objektiv i këtij sulmi.

Urim Crroi ndryshe njohur me emrin Andi Duka, daja i viktimës, ka thënë se se rreth orës 16:00 është marrë në telefon nga bashkëshortja e Erion Çelës e cila i ka treguar për ngjarjen. Ai sqaron se me vëlain e tij Edmondin ka folur në telefon rreth ores 14:30, i cili i ka thënë se ishte në lokal por nuk i ka treguar se ku.

Ai sqaron se si ai dhe vëllai i tij kanë bërë burg në Itali për shitje droge dhe në Francë për trafikim të qenieve njerëzore. Crroj nuk ka dhënë detaje sa i takon nëse ka njohuri mbi konfliktet e mundshme të nipave apo të vëllait të tij.


Lajmi kryesor:

Vrasja në ‘Don Bosko’/ Viktima, vëllai i tij dhe daja të përfshirë në trafik droge! Të plagosurit nuk i ndihmojnë hetuesit! Dyshime se makina e autorëve qarkullon me targa të ndryshuara


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?