Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 34-vjeçarit Indrit Ndoj në Fushë-Krujë. Burime nga Policia bëjnë me dije se plumbi i ka kapur arterien femurale duke i shkaktuar gjakderdhje të shpejtë, çka i ka sjellë edhe vdekjen. Viktima ka vetëm një plagë plumbi në kofshë. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes mendohet se vrasja ka ndodhur aty. Por grupi hetimor është në proçes. Ende nuk janë gjetur gëzhoja në vendin e ngjarjes.
Ekspertiza balistike do të përcaktojë llojin e armës me të cilën është qëlluar. Burimi i policisë bën të ditur se nga tërësia e hetimit të kryer deri më dije është dalë në konkluzionin se kemi të bëjmë me një vrasje për motive të dobëta. Veç këtyre janë marrë në pyetje banorë e të njohur të tij që banojnë në një perimetër 5 km nga vendi i banimit.
Ndërkohë agjentë të policisë kriminale të komisariatit të Krujës, të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Durrësit ndodhen në terren me qëllim zbardhjen e ngjarjes. Hetimet po i drejton Prokuroria e Krujës.
Lajmi kryesor:
Gjendet i vrarë një 34-vjeçar në Fushë-Krujë, kishte plagë me armë zjarri në këmbë! Familja e gjeti në mëngjes në një kanal (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al