Detaje për 2 shoqet e groposura në Divjakë, nipi i ‘Serpentes’ telefon 'Pa Gjurmë': Xhaxhai im ishte shok i ngushtë me Ben Hoxhën! I fajësoi një person i tretë për të shpëtuar veten

10 Mars 2023, 16:22| Përditesimi: 10 Mars 2023, 17:42

  • Share

 

Nipi i Sepentes (Armand Naçit) ka zbuluar për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv se policia ka qenë në dijeni që prej vitit 2005 për groposjen e 2 shoqeve nga Arben Hoxha në dunat e Divjakës. Ai ka dhënë detaje të reja për një person të tretë që donte të shpëtonte veten duke zbuluar detaje për 2 shoqet. Sipas të dhënave që ka siguruar emisioni 'Pa gjurmë', personi i tretë është identifikuar si Artan Begaj.

Nipi i Sepentes: Është arrestuar një person në 2005 me lëndë narkotike dhe ky personi ka thënë që: “Di që janë dy vajza të groposura në Divjakë”. Na ka ardhur policia pasi, ky ka thënë këtë deklaratën. Kanë ardhur në 2005-2006. 20 makina e kanë shoqëruar dhe e kanë verifikuar që nuk ka lidhje personi me këtë ngjarje, xhaxhai im Serpentja. Keni përmendur dy familje, që pa u gjet kufoma, pa u gjet asnjë gjë del aty vrasja e dy personave.

Odeta Dume: Meqënëse ti je nipi i Serpentes, Sepentja çfarë lidhje ka patur me Arben Hoxhën?

Nipi i Sepentes: Serpentja ka qenë shok i ngushtë.

Odeta Dume: Shok i ngushtë me Arbenin?

Nipi i Sepentes: Po…

Odeta Dume: Se aty përmendet që ka qenë edhe një person i tretë që nuk dihet emri, për kë bëhet fjalë?

Nipi i Sepentes: Ky, për të shpëtuar veten se ishte policia tha do jap një informacion që në Divjakë janë dy vajza të varrosura që i ka varrosur Serpentja, pasi Ben Hoxha ishte vrarë, Arben Hoxha. Ke të drejtë të bësh emisionin tënd, të hulumtosh, ta ngresh Divjakën në këmbë dhe nëqoftëse janë aty le t’i çojnë nga varri t’i fusin në burg.

Odeta Dume: Mua më intereson të di emrin e këtij personi të tretë, ky person që e paska dhënë këtë dëshmi në 2005 në polici.

Nipi i Sepentes: Po në 2005 është arrestuar me gjysëm kg heroinë.


Lajmi kryesor:

Vrasja e 2 vajzave 19 vite më parë, policia në Report Tv merr videon që u dha në 'Pa Gjurmë'! Personi i tretë i përfshirë njoftoi uniformat blu që në vitin 2005


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?