Foto ilustruese

Kosova & Rajoni
Top 24

DETAJE/ Shqiptari aksidentohet për vdekje gjatë punës në Itali, lë jetim tre fëmijë (Emri)

28 Gusht 2018, 08:50| Përditesimi: 28 Gusht 2018, 09:04

  • Share

Një shtetas nga Kosova ka humbur jetën gjatë punës në një fabrikë për prodhimin e mobilieve në Treviso të Italisë. Viktima është identifikuar si shtetasi nga Shpejtim Gashi 44-vjeç.  Pavarësisht se i është dhënë ndihma e parë, mjekët e kanë pasur të pamundur ta kthejnë në jetë.

Sipas mediave italiane, ai jetonte prej kohësh me familjen e tij, gruan dhe tre fëmijët në Ponte di Piave të Trevisos.

Kompania ka ndalur punën ditën e vdekjes së tij dhe ka shpërndarë një ngushëllim publik për punëtorin.Sindikata thotë se Gashi ishte një punëtor i kualifikuar me një përvojë 20 vjeçare. Sipas njoftimit të sindikatës, thuhet se nga një hetim fillestar dyshohet se punëtori kosovar, në momentin e tragjedisë ishte në një zonë të ndaluar.

Njoftimi i kompanisë 3B

“Me trishtim të thellë njoftojmë se pas një aksidenti ka ndërruar jetë punëtori ynë Shpejtim Gashi. Hetimet janë duke u zhvilluar nga autoritetet kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rindërtimin e ngjarjes tragjike”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

“3B (kompania në fjalë), është e angazhuar për të siguruar punë të sigurt në përputhje me ligjet ekzistuese”, thuhet më tej në njoftimin e kompanisë ku punonte shqiptari nga Kosova.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?