Defekti i pësuar dhe helikopteri i FA që bëri ulje të detyruar

Helikopteri i FA-së pësoi defekt pas remontit të dytë në Francë, Report Tv zbardh dinamikën

31 Korrik 2020, 09:30| Përditesimi: 31 Korrik 2020, 09:59

  • Share

4 ushtarakët shqiptarë në bordin e helikopterit të Forces Ajrore “Cougar” po ktheheshin nga Franca pas një remonti të planifikuar të mjetit fluturues ushtarak. Report Tv mëson se gjatë udhëtimit, pak pas nisjes nga Franca dhe nga hangarët e servisit të kompanisë, përgjegjëse për servisin, Airtelis s.a.s, pilotët shqiptarë kanë identifikuar rrjedhje të vajit. Helikopter ka patur temperaturë të lartë në transmision dhe pilotët kanë konstatuar rrjedhje vaji. Falë eksperiencës e profesionalizmit ekuipazhi shqiptar ka mundur të bëjë manovrat e duhura, duke bërë uljen e emergjencës në Itali pa pasoja për jetën e tyre.

Burime për Report Tv thonë se  ky ishte defekti i dytë që helikopteri pëson brenda 1 jave 2 herë.  Pasi kishte pësuar defekt ishte nisur nga Shqipëria drejt Francës për tu riparuar. Pas garancisë së kompanisë franceze se defekti u eliminua, helikopteri është nisur në fluturim më 23 korrik ku pak minuta pas ngritjes nga toka ka dhënë sinjalet e temperaturës së lartë në transmision duke bërë ulje të detyruar në Pescara. Pas këmbënguljes së palës shqiptare helikopteri është futur sërish në servisë ku ka qëndruar dy ditë.

Kompania franceze me 23 korrik deklaroi se e riparoi defektin, por ditën e djeshme helikopteri pësoi defektin e dytë. Pas rregullimit të defektit dhe herën e dytë, helikopteri u nis sërish, por pësoi sërish të njëjtin defekt të rrjedhjes së vajit ditën e djeshme duke  detyruar ekuipazhin të bënte një ulej të detyrueshme, ku fatmirësisht u shmang tragjedia. Report Tv siguron foton e pajisjes ku ka rrjedhur vaji.

1596180794_WhatsAppImage20200731at09.00.051.jpg

Pajisja që ka rrjedhur vaji në helikopter

Aktualisht ushtarakët shqiptarë po qëndrojnë  në Itali, në pritje të sqarimeve nga kompania franceze Airtelis s.a.s e cila kishte dhënë garanci për mbarëvajtjen e servisit të helikopterit. Procedura e mirëmbajtjes së helikopterëve është e përvitshme dhe zbatohet me rigorozitet nga Ministria e Mbrojtjes.

Helikopteri shqiptar që bëri ulje të detyruar në Itali

Komento

Komente

  • Nje Shqiptar: 31/07/2020 12:08

    Ndyresira politikane ju zhdukte Zoti i Madh nga faqja e dheut me cfare keni, tradhetare te poshter blen mallra te felliqesira franceze po rrace me djallezore nuk ka. Mire qe nuk ndodhi fatkeqesi por duhet kishte ndodhur. Por kur do te pastrohet Shqiperia jone e dashur nga plehrat e politkes, kur Shqiptaret t’i djegin kete klase politike tradhetare te poshter si nje leter e panevojshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?