Detaje të reja kanë dalë në lidhje me përgjimet që çuan në arrest shtëpie ish zv.ministren e brendshme, Rovena Voda. Emri i saj doli nga përgjimet që SPAK kishte nisur për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit.
Karriqi akuzohet se ka marrë 2 mijë euro për pushimin e një çështje të disa të arrestuarve për trafik droge në Kukës. I arrestuar së bashku me prokurorin ishte edhe Emirjan Beu, i cili është një biznesmen që zotëron karburante dhe kompani të tregtimit të peshkut. Emirjan Beu kishte ndërhyrë te prokuroi Karriqi për pushimin e një çështje ku disa persona ishin arrestuar pasi ishin kapur me drogë në Kukës. Emirjan Beu është vëllai i Florida Beut, avokate, e cila gjithashtu është në “arrest shtëpie” pasi akuzohet se i ka dhënë 2 mijë euro ish zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda për ta punësuar në Ministrinë e Brendshme. Pikërisht nga përgjimet e Emrijan Beut dhe lidhjeve të tij me prokurorin Karriqi, është zbuluar edhe rasti i Vodës.
Nga dosja e prokurorit Edmond Karriqi, SPAK ka zbuluar mbi 10 zyrtarë që janë përfshirë në afera korrupsioni e shkelje ligji duke favorizuar persona të proceduar për shkelje ligji.
Nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes. Marrja e eurove dhe të mira materiale janë filmuar, përgjuar dhe fotografuar nga SPAK, ndërsa ato janë marrë në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh. Për ngjarjen Rovena Voda, Majlinda Hasani dhe Florida Beu janë në ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohen për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".
Prokurori i Kukësit Edmond Karriqi i dënuar me burg për marrje ryshfeti 2 mijë euro nga trafikantët e drogës. Gjithçka nisi në nëntor të vitit 2019, kur në qytetin e Kukësit u arrestuan Ramadan Dedja, Eraldo Braka, Elidon Koka dhe Ergis Xherri, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, të cilët u lanë të lirë nga prokurori Kariqi pas marrjes së ryshfetit prej 2 mijë euro. Të arrestuarit kishin futur ndërmjetës, mes të cilëve edhe Emirjan Beu, tek prokurori Karriqi për pushimin e çështjes.
Në fakt për Mijra Euro që ka marrë s'ka shumë rëndësi. Këto janë gjëra të vogla që s'ja vlen barra qiranë të merresh me to e të mërzitesh, po të arrish që të marrësh rryshfet "NJË ARKË PLOT ME PESHK", ky është korrupsioni më i pashëmbëllt e më i tmerrëshëm që është parë e dëgjuar ndonjëherë në të gjithë Botën. Po edhe ata që ja kanë dhënë, shumë të pasur paskan qënë. E si mund të japësh një "ARKË PLOT ME PESHK", për një vënd pune të rëndomtë?!!.... Këtej nga jam unë (në Maltë), peshku blihet me feta të holla (me gramë) dhe hahet vetëm për festa e zijafete. Është shumë i shtrenjtë ai...
Përgjigju