Tiranë/ 50 mijë lekë për të tërhequr denoncimin, detaje si ra në kurth oficeri i krimeve i komisariatit nr 4

24 Qershor, 11:25| Përditesimi: 24 Qershor, 15:05

  • Share

Tirane- Një konflikt verbal mes dy personave, oficeri i krimeve të Komisariatit nr. 4, Kastriot Palushi, 38 vjeç, tentoi ta përdorte për përfitime personale, por gjithçka doli kundër tij. Palushi u arrestua në flagrancë të dielën nga agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore pasi mori 50 mijë lekë të reja për të shmangur nga përgjegjësia penale një person. Ai tashmë do të përballet me drejtësinë nën hetim  për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

Por, çfarë e çoi në pranga policin Palushi? Pak ditë më parë në ambientet e Komisariatit nr. 4 u paraqit një person për të denoncuar një tjetër për kanosje, pasi ishin konfliktuar bashkë në zonën e Freskut, duke pretenduar se e kishte ofenduar rëndë dhe me çështjen u mor polici Palushi. Një ditë më vonë, dy qytetarët të përshirë në konflikt mësohet se kanë dalë të njohur me njëri-tjetrin, duke sheshuar në këtë formë edhe konfliktin. Në këto kushte, është kërkuar tërheqja nga kallëzimi dhe pasi ka folur me Palushin ai i ka thënë se nuk e bënte dot tërheqjen, pasi tashmë personin tjetër e kishte shpallur në kërkim. Por, gjithsesi efektivi i ka thënë denoncuesit se do e zgjidhë vetë situatën, por pa hequr dorë nga denoncimi.

Dy personat, pjesë të konfliktit, por që në këtë fazë u bënë miq me njëri-tjetrin, dyshuan menjëherë se Palushi kishte qëllim zhvatjen e parave dhe iu drejtuan AMP-së për kallëzim. Hetuesit e AMP-së së Tiranës menjëherë organizuan operacionin me simulim dhe në një takim mes denoncuesit dhe Palushit. Gjatë bisedës, Palushi ka kërkuar 50 mijë lekë për të zgjidhur çështjen, para të cilat i janë dhënë nga denoncuesi. Sapo është ngritur nga tavolina, agjentët e AMP kanë ndërhyrë për arrestim dhe i gjetën dhe paratë në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, një tjetër efektiv policie ra në prangat e AMP këtë të hënë. Fatmir Balaj, 49 vjeç, specialist kriminalist në sektorin e ekzaminimeve kompjuterike në Institutin e Policisë Shkencore, ka zëvendësuar një USB, e cila do të shërbente si provë kryesore në dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një subjekti privat, të vënë nën hetim për “mashtrim kompjuterik”, përmes platformës Forex në call center në Korçë.

Ora 14:24
Tiranë/ 50 mijë lekë për të tërhequr denoncimin, shkarkohet oficeri i krimeve, hetohen dhe drejtuesit e komisariatit nr 4

Tirane -  Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, firmosi masën disiplinore “përjashtim nga policia” për Kastriot Palushin, për të cilin Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kryer arrestimin në flagrancë, në vijim të hetimeve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Bazuar në ligjin 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, përjashtimi i nënkomisar Kastriot Palushi, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, është bërë për veprime korruptive, sjellje të rëndë diskretituese, shkelje të rëndë të atributeve, shkelje të kompetencave të policisë dhe mosbindje të rëndë.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, kërkoi nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, kryerjen e një hetimi të thelluar disiplinor, jo vetëm për punonjësin e policisë, por për të gjithë sistemin drejtues të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë. 

“Duhet të evidentohet shumë qartë, me një punë të shpejtë dhe profesionale, e gjithë përgjegjësia e linjës drejtuese për sa i përket rastit konkret, duke marrë masat përkatëse. Drejtuesit e strukturave ngarkohen me përgjegjësi direkte për veprimet e tyre dhe të vartësve, ndaj kërkoj një verifikim të plotë të rastit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në Tiranë”, u shpreh Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, vlerësoi bashkëpunimin me AMP-në e Prokurorinë dhe shprehu angazhimin maksimal për thellimin e tij.

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Policia e Drejte: 24/06/2024 14:36

    Ben oficeri nje qerre me letra dhe ne fund dalin te njohur keta kavjet duan ta terheqin, mos ti maresh kallzim shkojne e ankohen, ky Palushi ka ren viktime se eshte ekselent qe ka ardhur me luge ne brez mavriu

    Përgjigju
    • Artisti: 25/06/2024 07:22

      Shume e vertete, Kastrioti eshte cun persembari qe ra viktim e ketij sistemi te felliqur. Te gjithe ata qe punojne ne shtet jane te kapur nga hierarkia dhe nga sistemi. Ketu eshte te ikesh naten.

    • Drejtesia: 24/06/2024 15:41

      A nuk kerkoi 50 mije leke Palushi ta "rregullonte" ceshtjen? Si mund te jete viktim kur ai vet kerkoi rryshfet?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?