Të dhëna të reja kanë dalë në dritë nga atentati i djeshëm në zonën e Don Boskos, ku mbeti e vrarë një grua dhe u plagosën 5 të tjerë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije, se në ambientet e lokalit kur është qëlluar me breshëri kallashnikovi, ka qenë edhe vëllai i Fatjon Muratit, xhaxhai i tij, Shehat Murati si dhe djali i xhaxhait (djali i Shehat Muratit)i cili fatmirësisht i ka shpëtuar breshërisë së kallashnikovit. Mësohet se vëllai i Muratit sapo kishte ardhur nga jashtë në vendin tonë.
Lajmi kryesor:
Njerëzit e Ervis Martinajt atentat mikut të Endrit Dokles! Theu arrestin e shtëpisë dhe u arratis pak orë para ngjarjes! Zbulohet itinerari që kanë ndjekur autorët
B.K./ReportTv.al