Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e vrasësit, Dan Hutra i cili ditën e djeshme kreu masakër në Tiranë duke vrarë tre gra dhe duke plagosur tre të tjera. Mësohet se është shprehur se në fillim kishte qëllim të vriste Marjana Gurakuqin, për të cilën tha se donte ta godiste me thikë në fyt. Por kjo e fundit mbeti e plagosur.
Ndërsa më tej ai zbuloi se qëllimi i tij ishte të vriste vëllain e Vladimir Kurtit .
“Planin e kisha të përgatitur dhe kisha 4 objektivë për të vrarë. Në fillim doja të vrisja 40 vjeçaren në Astir, të cilën doja ta prisja në fyt, por u largua dhe në dyqan u futën njerëz të tjerë. Doja ta vrisja sepse më kishte 80 mijë euro borxh. Nuk doja ta qëlloja me armë sepse më pas nuk realizoja dot vrasjet e tjera. Më pas shkova në Kodër-Kamez, sepse doja të vrisja ish-vjehrrin, por duke qenë se nuk e gjeta më shtëpi, kam qëlluar ndaj grave. Pasi më mbaruan plumbat nxora thikën dhe sulmova me thikë. Më pas kisha dy objektivë, vëllain e Vladimir Kurtit dhe një person tjetër që i ka dhënë pistoletën vrasësit të babait tim para 23 vitesh. Duke qenë se e kisha më afër dhe nuk kishte trafik shkova te shtëpia e Vladimir Kurtit. U futa në banesë dhe nuk gjeta njeri, po kërkoja vëllain e Vladimir Kurtit. Kur dola në oborr thirra: A ka njeri këtu? Dhe doli motra e tij. Qëllova ndaj saj, ndërsa ndaj nënës nuk qëllova vetë, sepse nuk doja ta vrisja. Vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar. Mora makinën dhe u largova drejt Sharrës dhe rrugës jam ndeshur me disa patrulla policie te cilat shkonin drejt vendngjarjeve. Kur arrita në Kodër po prisja ardhjen e objektivit tjetër. Pas kryerjes së vrasjes së 4 unë do dorëzohesha vetë dhe do shkoja në burg”-mësohet të ketë thënë Dan Hutra në polici.
Lajmi kryesor:
Vrau 3 gra për 1 orë, skenari ishte planifikuar që në burg! Dan Hutra: Kisha 4 objektivë! Marjanën do ta prisja në fyt! Tek ish-vjehrri dhe vëllai i Kurtit më dolën femra
B.V/ReportTv.al