Foto:Erdal Durunay, Endrit Alibej, Arben Dylgjeri,Klevis Kapllani
SPAK ende nuk ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me operacionin që vijon me ekzekutimin e një sërë urdhërarrestesh në kuadër të një operacioni kundër krimit të organizuar.
Mësohet se është zbardhur vrasja e Klevis Kapllanit dhe vrasja e trefishtë në Bradashesh ku mes viktimave ishte edhe vëllai i Erjon Alibej
Vrasja e Klevis Kapllanit
Klevis Kapllani u ekzekutua me breshëri plumbash brenda mjetit “Fiat Punto”, vetëm pak metra larg banesës së tij në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës. Ai u gjet i pajetë rreth orës 06:00 të mëngjesit të 15 shtatorit të vitit 2020 nga një banor i zonës, i cili kishte dalë për të grumbulluar qumështin.
Por, për hetuesit, vrasja e 33 vjeçarit kishte ndodhur gjatë natës, 14 shtator dhe se ishte ekzekutuar me një armë me silenciator. Viktima ishte me precedent penal dhe i dënuar në Itali për trafik droge dhe dy vite më parë, pasi kishte shlyer dënimin ishte kthyer në Shqipëri. Kapllani ishte baba i një fëmije të mitur, ndërsa vrasja atëherë u tha se dyshohej të ketë ndodhur për hakmarrje për shkak të drogës.Dyshohet se Kapllani kishte njohje dhe me të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani.
Vrasja e trefishtë në Bradashesh
Ndërkohë ngjarja e rëndë u mbetën të vrarë 3 persona, e njohur dhe si masakra e Bradasheshit ndodhi në fund të dhjetorit në 2018. Viktimë mbetën Endrit Alibej alias Ravik Dylgjeri, vëllai i Erjon Alibej, daja i tij Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay. Në atë kohë u tha se një sasi prej 50 kg kokainë që u zhduk në Britaninë e Madhe dyshohej të ishte motivi kësaj vrasejej të trefishtë.
Lajmi kryesor:
'Plumbi i artë' vijon! SPAK operacion në Tiranë, Elbasan e Durrës! Firmosen 36 urdhërarreste! Në pranga shefi i krimeve të Durrësit, zv/ drejtori i burgut Bradashesh, masë edhe për ish gjyqtaren Fetahu ( JA 23 EMRA)
S.G//ReportTv.al