Pamje nga vendi ku ndodhi shkëmbimi me armë zjarri mes dy grupeve

Vajza që shkarkoi përplasjen me armë në Mamurras bashkëjetonte me anëtarin e një grupi, e 'tradhton' me bandën tjetër!

23 Shkurt 2022, 16:42| Përditesimi: 23 Shkurt 2022, 16:53

  • Share

Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja me armë e ndodhur mesnatën e së hënës më Mamurras të Kurbinit, ku mbeten të plagosur 2 persona. Hetimet kanë zbuluar se sherri mes dy grupeve ka nisur për një vajzë, e cila kishte bashkëjetuar me një nga vëllezërit Lleshaj dhe dyshohet se ishte përfshirë dhe në veprimtari kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike në këtë grup.

Por prej disa kohësh ishte shkëputur nga bashkëjetuesi dhe qëndronte me grupin e familjes Diva. Sipas burimeve diçka e tillë është bërë shkak për sherrin me armë që përfundoi me dy të plagosur, 1 person në pranga dhe 2 të tjerë në kërkim.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të mesnatën e së hënës në Mamurras. Vëllezërit Kastriot dhe Armando Lleshaj nga Mamurrasi ngacmuan vajzën që ndodhej në shoqërinë e kushërinjve Gentian dhe Andi Diva dhe mikut të tyre Alban Skonja. Dy grupet nisen debatin në qendër të Mamurrasit dhe më pas morën automjet dhe në ecje e sipër vëllezërit Lleshaj qëlluan në drejtim të mjetit tip Hundai ku ndodheshin tre personat e tjerë bashkë me vajzën.

Menjëherë 19-vjeçari Andi Diva u kundërpërgjigj me armë dhe nga të shtënat u plagosën 39-vjeçari Alban Skonja, nga Durrësi dhe Gentian Diva, 40 vjeç nga Fushë-Mamurrasi.Në lidhje me ngjarjen deri tani është vënë në pranga 19-vjeçari  Andi Diva, i cili është nip i Gentian Divës.

Po ashtu janë shpallur në kërkim vëllezërit Kastriot dhe Armando Lleshaj, të cilët arriten të largohen menjëherë pas ngjarjes dhe ende nuk është arritur në gjurmet e tyre. Ndërkohë njëri nga të plagosurit, Gentian Diva, ka qenë i dënuar për një vrasje të kryer gjatë një grabitje në vitin 1997 dhe 2 vjet më parë ishte liruar nga burgu. Gjithashtu ai është i vëllai i Enver Divës, i cili është në burg pasi akuzohet si i implikuar në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, në Durrës në prill 2020.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?