Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen e 5-fishtë në qytetin e Laçit. Pas gjetjes së armës, sipas gazetarit të Lezhës Ervis Hila për Report Tv, policia dyshon se autori është ndihmuar për t'u arratisur nga persona të tjerë.
Dyshimi i ngritur ka krijuar dhe pistën se në ngjarje kanë ndihmuar dhe persona të tjerë, të cilët ende janë të paidentifikuar.
"Mendohet se është ndihmuar të arratiset, dyshohet se ka dhe të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje"- ka thënë Hila gjatë një lidhjeje me Report Tv.
Hila thotë se policia ka marrë në pyetje dëshmitarët që janë ndodhur në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë.
Lajmi kryesor:
Sulmi me 5 të plagosur me armë në Laç, arrestohen 2 autorët, njëri i plagosur! Plumbat kapin edhe shitësen e qirinjve! 2 në gjendje të rëndë, shkak sherri për aksidentin (VIDEO)
H.K/E.H/ReportTv.al
