Kronikë

Detaje të reja nga vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Krimi është filmuar nga kamerat e sigurisë! Viktima vendosi karrige para për t'u mbrojtur nga moshatari me thikë

16 Gusht, 11:34| Përditesimi: 16 Gusht, 16:38

  • Share

Vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit është filmuar nga kamerat e sigurisë të lokalit të fshatit, ku ndodhi edhe krimi. 

Të enjten (14 gusht) kur ndodhi tragjedia, i mituri shkoi në berberhane bashkë me një shokë, teksa aty pranë pa duke kaluar me makinë autorin e dyshuar. I fishkëllyen për ta ndaluar dhe nisën të sqaroheshin për debate të mëhershme që kishin pasur mbi motive banale, pse më sheh e pse më shan.

Në kulmin e konfliktit, autori i dyshuar, po 14 vjeç, tashmë i arrestuar nxori thikën. I frikësuar, viktima Erald Xhejo mori një karrige nga oborri i lokalit dhe e vendosi përpara trupit për t’u mbrojtur, por teksa bënte hapa pas, u pengua. Në këtë moment, autori e goditi me thikë në zemër, duke i shkaktuar plagë fatale.

Disa ditë më parë, autori kishte shkuar me makinë në fshatin Zvirinë dhe përpara lokalit të xhaxhait të viktimës xhiroi gomat e makinës dhe u largua, duke lënë pas një shenjë provokimi.

Për ngjarjen, policia arrestoi në total 8 persona, përfshirë babanë e autorit të dyshuar, i cili akuzohet se fshehu thikën e krimit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Biri: 16/08/2025 23:11

    Burgim i perjetshem ose do vazhdojne te vriten akoma djem te pafajshem!! Eshte e tmerrshme mungesa e marrjes se masave ndaj te tilla personazheve!!! Shtet rrumpalle vagabondash!!! Drejtesi per Martinin dhe Erladin!!!!

    Përgjigju
  • Jola: 16/08/2025 15:37

    Varje ne litar ne mes te qytetit. Dhe ata qe vrane Martinin, por ende nuk denohen se jane bijte e gjykatesve te ketij pushteti..farat e keqija

    Përgjigju
  • Drdr: 16/08/2025 14:13

    Dmth vrasje me dashje,14 vjecar psikopat,burg i perjetshem,pa te drejte apelimi e dy shiringa ne dite

    Përgjigju
  • Endri: 16/08/2025 13:18

    Burg perjete edhe pse minoren.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?