Historia rozë mes 71-vjeçarit Abdulla Budlla dhe nënës së vëllezërve Sajmir dhe Arsil Shera me banim në Rinas çoi këta të fundit në ndërmarrjen e aktit të rëndë pasditen e 3 gushtit vrasjen e taksistit të familjes. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se një nga vëllezërit e arrestuar, Sajmir Shera ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes ku ka pranuar se ka qenë ai që ka qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj 71-vjeçarit, ndërsa vëllai i tij ka luajtur rolin e shoferit.
30-vjeçari është shprehur se për të mos lënë gjurmë kallashnikovin e kishte futur që gëzhojat të mbeteshin aty dhe jo në vend ngjarje teksa shtoi se pas ngjarjes armën e ka hedhur në një kamion skrapi në Fushë Krujë.
"Kam qëlluar unë mbi 71-vjeçarin, ndërsa vëllai ishte shofer. Nuk mund të vazhdonte më ajo histori pasi më ngacmonte nënën dhe këtë e dinte gjithë fshati. Kohët e fundit mësova se Budlla kishte ngacmuar dhe motrën dhe në këto kushte mora kallashnikovin dhe ika e vrava. Armën e futa në një thes që gëzhojat të binin brenda thesit për të mos lënë gjurmë. Pas ngjarjes armën e hodha në një kamion skrapi në zonën e Fushë-Krujës”, tha ai.
Ndonëse arma e zjarrit ende nuk është gjetur nga ana e policisë, grupi hetimor ka në duar makinën e përdorur në vrasje një automjet tip “Volkswagen” ngjyrë gri. Këtë automjet dy vëllezërit kishin marrë me qira Gresian Çelës të arrestuar gjatë operacionit për kapjen e autorëve të ekzekutimit të 71-vjeçarit Abdulla Budlla. Ka qenë pikërisht makina e përdorur në vrasje ajo që ka zbuluar autorët e vrasjes pasi kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur ata janë larguar drejt Fushë Krujës aty ku kishin marrë me qira "Volkswagenin".
Për të mos lënë gjurmë 2 vëllezërit e kishin zbukuruar me dekore dasme dhe mbi targë kishin vënë mbishkrimin “Me trashëgime çifti”. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 29-vjeçari, Gresian Çela nuk ka pasur dijeni që automjeti i dhënë me qira prej tij do të përdorej në krim, por arrestimi i tij ka ardhur pasi në biznesin e tij u gjet drogë dhe armë zjarri. Lidhur me ngjarjen e ai është shprehur se makina ishte marrë me qira nga vëllezërit se kishin një dasmë. 7 plumba i morën jetën pasditen e 3 gushtit, Abdulla Budllës në zonën e Fushë Prezës që lidhet me aksin e Rinasit me 71-vjeçarin që prej vitesh punonte si taksist në të zezë.
Vëllezërit Shera, të arrestuar një ditë më parë, kanë pranuar autorësinë e vrasjes së 71-vjeçarit Abdulla Budllës duke thënë se e kanë bërë për të ruajtur nderin e familjes, pasi viktima i ngacmonte nënën dhe motrën. Për të njëjtën arsye vëllezërit Shera ishin konfliktuar dhe më parë me viktimën, por sipas tyre ai vijonte t'i ngacmonte familjarët e tyre.
7 plumba të dala nga automatiku i morën jetën taksistit që punonte në të zezë, ndërsa autorët u kujdesën për të mos lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes.
Autorët Arsil dhe Saimir Shera
Viktima Abdulla Budlla
Sajmir Shera, vëllai i madh, ka pranuar se e ka vrarë ai taksistin 71-vjeçar në Fushë-Prezë. Ai njihet nga policia si një person me precedent të mëparshëm penal, i dënuar më herët. Para grupit hetimor ai ka thënë se ka qëlluar me kallashnikov nga makina dhe armën e kishte futur në një thes në mënyrë që të mblidhte gëzhojat dhe të mos linte gjurmë.
Sajmiri tha se i vëllai, Arsili ishte shofer dhe nuk ka qëlluar mbi 71-vjeçarin.
"Kam qëlluar unë mbi 71 vjeçarin, ndërsa vëllai ishte shofer. Nuk mund të vazhdonte më ajo histori pasi më ngacmonte nënën, histori që e dinte gjithë fshati. Kohët e fundit mësova se Budlla kishte ngacmuar dhe motrën dhe në këto kushte mora kallashnikovin dhe ika e vrara. Armën e futa në një thes që gëzhojat të binin brenda thesit për të mos lënë gjurmë", tha Sajmir Shara.
Sajmiri shprehet se pas ngjarjes ia është larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe armën e ka në fshehur në një kamion skrapi.
Ju lumte dora meritoni noten 9 se po te ja kishi fut dhe nje plumb nanes tuaj ne P do kishit marre noten 10 .Sepse me ate plumb e kishit ngop edhe nanen e nuk i kishte hanger ma P
PërgjigjuI LUMTË GISHTI MË NË FUND SHQIPTARET PO E KUPTOJNË SE NUK KA SHAKA ME NDERIN
PërgjigjuBRAVO ju lumte pushka,,jeni treguar burra zamani,,duhej ta kishit vrare me shpejt,,,edhe nena e ka dashur nje dru...
PërgjigjuBeni analizat e ADN se mos kini vrar baban
PërgjigjuCa eshte ky plak pervers mor , Ky funderrine qe na dashka dashnore kur eshte bere stergjysh .... Po mire ja bene rob****, po pse se dogjen te gjalle. Cunat te shkretet mire qe e hengren turpin me buke per maman po sdo beheshin me turp dhe per motren .. Po polici e leshit vajti kapi keta ne vend qe te mbyllte syte ashu si i mbyll per mafiozet..
PërgjigjuKa taksista plot ne xhirro
Ca faji ka ky qe i p.. nenes tyre . Ato te ishin burra te vrisnin nenen e tyre jo ta linin ti shkonte dhe ne varrim