Kronikë

Detaje të reja nga vrasja në Kavajë/ Dritan Haxholli dhe Bledar Toçi, konflikte të vjetra për trafik droge brenda dhe jashtë burgut

29 Tetor 2019, 20:22| Përditesimi: 29 Tetor 2019, 20:54

  • Share

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimi për krimin makabër që ndodhi në banesën e Marsida Qatjas në Kavajë pak javë më parë.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se nga deklarimet e marra nga personat e pyetur gjatë kësaj periudhe, ka rezultuar se viktima, Dritan Haxholli kishte njohje dhe konflikte të vjetra me autorin, shef sigurie në burgun e Durrësit, Bledar Toçi si të përfshirë në trafik droge. Të njëjtat burime bëjnë me dije se prokuroria ende nuk ka një raport final mbi ekzaminimin e telefonit të viktimës dhe autorit, megjithatë, ashtu si kurse është thënë më herët, një nga pistat ku janë shtrirë hetimet është edhe prishja e pazareve të drogës.

Dritan Haxholli dhe Bledar Toçi kishin njohje para se të ndodhte ngjarja dhe këtë e konfirmonte edhe një foto e shkrepur ku shfaqeshin të dy me armë në duar, Dritan Haxholli ishte  me automatik, e ndërsa Bledar Toçi,  me pistoletë, dy armët që përdorën për të vrarë e plagosur njëri-tjetrin. Gjithashtu, Haxholli ka vuajtur dënimin për "drejtim të mjetit në gjendje të parregullt dhe nën efektin e lëndëve narkotike" në burgun ku Toçi kryente detyrën si shef sigurie. 

Referuar deklaratës së bërë më herët nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili pyetur me këtë ngjarje se punonjës të burgjeve janë "vënë në urdhrat" duke i pajisur ato me lëndë narkotike apo mjete të ndaluara, nuk përjashtohet mundësia që konflikti të ketë nisur në burg e më pas të ketë agravuar jashtë tij, ose e kundërta. Autori dhe viktima ishin dy persona problematik. Toçi u hoq nga Presidenca si i papërshtatshëm, por u emërua shef sigurie në burg, ndërkohë ndaj tij Prokuroria ka hapur një dosje të dytë pasi ka mashtruar me një makinë të vjedhur, e ndërsa Haxholli lëvizte me kallashnikov në qytet, i pashqetësuar nga policia.

 Toçi momentalisht ndodhet në qeli për akuzën e vrasjes së Dritan Haxhollit, ku si pasojë e përplasjes me armë me këtë të fundit ai mbeti i plagosur me një plumb në qafë. Për këtë ngjarje momentalisht janë të arrestuar dy vëllezërit Toçi, ku Bledari akuzohet për vrasjen e Haxhollit ndërsa vëllai tjetër Benardi, për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jon: 29/10/2019 21:45

    Ç'farë diskutoni tjetër, janë dy trafikantë droge që i kishin borxh njëri tjetrit. Kështu nuk ndodh rëndom. Policët e bëjnë trafikun e drogës dhe jo vetëm në Shqipëri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?