Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllani

Detaje të reja nga vrasja në Rrogozhinë/ Klevis Kapllani shok i ngushtë i Nuredin Dumanit, që kërkohet për dy vrasje

17 Shtator 2020, 15:03| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 19:05

  • Share

RROGOZHINË- Zbardhen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Klevis Kapllanit në fshatin Sinaballaj, të Rrogozhinës. Burime policore thonë se Kapllani ishte shok i Nuredin Dumanit, person ky që është shpallur në kërkim për ngjarjen e vrasjes në Shkozet të dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia nga Puka. Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllani, janë nga i njëjti fshat, Sinaballaj dhe para se Dumani të shpallej në kërkim nga policia, ata shoqëroheshin bashkë në publik.

Burime nga policia e Kavajës thonë se Kapllani ka qenë i dënuar dy herë në Itali, si shpërndarës droge. I dënuar në Itali për tregtim droge është dhe vëllai i Klevis Kapllanit. Deri në këtë fazë të hetimeve, nuk ka asnjë person të dyshuar dhe arrestuar për vrasjen. Vrasja besohet se është kryer nga dy persona, ku njërit prej autorëve i ka rënë në tokë pistoleta tip “Glock”, me të cilën nuk është qëlluar. Para ekzekutimit, ai ndodhej me disa shokë të tij në një nga lokalet e fshatit dhe më pas është drejtuar për në banesën. Por kur kishin mbetur edhe gati 200 metra për të hyrë në banesë, 33-vjeçari është qëlluar për vdekje me një tip automatiku “Tomson”.

Autorët kishin hedhur në rrugë disa degë ferrash, si skenar për të detyruar Kapllanin që të qëndrojë. Dhe në fakt ashtu ka ndodhur. Teksa Klevis Kapllani, është afruar në një distancë prej gati 200 metra larg banesës së tij, në rrugë ai ka konstatuar disa degë ferrash,që dy autorët i kanë hedhur për ta penguar. Sapo Kapllani ka qëndruar me qëllim largimin e ferrave nga rruga, dy persona janë shfaqur befasisht nga arra me misër që ndodhej buzë rrugës, duke qëlluar nga një distancë shumë e afërt me 14 plumba, babanë e një fëmije dy vjeç.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fiqiriu: 17/09/2020 15:17

    I bje qe kush ka godit kete nje dit me von ka godit vllain e talos, po lahen hespet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?