Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja në Shkodër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kanë qenë 2 persona që kanë ekzekutuar 46-vjeçarin të cilët më pas janë larguar me motor.
Fatkeqësisht ata nuk janë kapur nga kamerat e karburantit për shkak se ato nuk kanë funksionuar.
Policia ka shoqëruar në komisariat një prej punonjësve të karburantit për të cilin besohet se ka qenë dëshmitar okular.
Në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhoja kallashnikovi.
Lajmi kryesor:
28 nëntori i përgjakshëm në Shkodër/ Ekzekutohet Ridvan Ramazani, arrestohen 3 persona! Dalin emrat e autorëve, vëllezërit lidhje me ekzekutuesin e efektivit Ujka dhe Ibrahim Licin
E.M./ReportTv.al