Detaje te reja nga zhdukja e gardistit, dëshmitari: E pash në Shëngjergj, ishte në gjendje jo të mirë

12 Maj 2020, 19:53| Përditesimi: 12 Maj 2020, 19:58

  • Share

Në emisionin ‘Pa gjurmë’ një dëshmi e rëndësishme jep shenja jete të Ervin Dergutit, i cili u zhduk më 27 prill të këtij viti. Sipas dëshmisë më të fundit mësohet se i riu është parë ditën e premte, në fshatin Shëngjergj të Tiranës. Sikundër pretendon ky dëshmitar Ervinin e kanë ndihmuar banorë të zonës duke i dhënë ushqim, ndërsa kishte shfaqur probleme me shëndetin mendor.

Disa shokë i kanë dhënë ushqim për të ngrënë, kur është pyetur ai i kishte thënë një emër tjetër dhe se kishte 3 ditë, që kishte shkuar në Shëngjergj dhe ndoshta qëndronte edhe 2-3 ditë, pastaj do kthehej në Tiranë. Arsyen pse kishte shkuar nuk e tregoi ,vetëm tha që do rri 3 ditë dhe me pas na kërkoi një makinë për Tiranë. Më tha që punonte në Gardë, por dukej jo mirë nga gjendja, kishte probleme me shëndetin mendor. Ai ka dashur vetë të iki. Ka patur të njëjtat rrobe që shfaqen në video. Mori rrugën për Tiranë por nuk e di nëse është kthyer apo jo, por nëse është nisur në këmbë i duhet më shumë së 13-14 orë’, tha dëshmitari

Në studion e emisionit ‘Pa gjurmë’ daja i Ervinit, Haxhi Vela foli për një tjetër verifikim të rëndësishëm që ka mundur të bëjë familja, atë se pas informacioneve se ishte parë në Elbasan ai është kthyer sërish në Tiranë, ku mësohet se ka tërhequr para në një bankë. 

Ditën e premte është tërhequr paga nga Ervini. E kemi vërtetuar këtë gjë. Me shumë mundësi paradite, te zona Medresesë. Informacion është dhënë nga Garda. Me Shëngjergjin dhe fshatrat e tjerë ne nuk kemi asnjë lidhje dhe se di pse është parë në këto zona’, dëshmoi daja

Nënoficeri i Gardës së Republikës, Ervin Derguti humbi gjurmët 2 javë më parë. Kamerat e sigurisë në rrugicën pranë banesës së tij, treguan lëvizjen e fundit të të riut. Ervin Derguti kishte dy vite që kishte nisur punë pranë Gardës dhe në momentin që është nisur për në punë ka qenë civil dhe pa armën e shërbimit me vete. Pas denoncimit në ‘Pa gjurmë’ mjaft informacione treguan vendndodhjen e të riut në Elbasan dhe fshatin Shëngjergj. Por veprimi i fundit i tërheqjes së parave në bankë në Tiranë lë ende hije dyshimi për fatin e 27-vjeçarit. Informacione të cilat janë duke u verifikuar nga stafi I emisionit ‘Pa gjurmë’.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?