Sifis Valyrakis

Detaje të reja për mbytjen e ish-ministrit grek Valyrakis/ Dëshmitari okular: Një anije peshkimi i është afruar atij, patën konflikt

28 Janar 2021, 10:53| Përditesimi: 28 Janar 2021, 10:58

  • Share

GREQI- Detaje dhe dëshmi të reja dalin në sipërfaqe nga vdekja e mistershme e ish-ministrit grek Sifis Valyrakis, i cili është gjetur i mbytur ditën e diel, pasi kishte dal për peshkim me varkën e tij.

Gruaja e të ndjerit, Mina Valyraki përmes një letre të dërguar ministrit të Transportit ka thënë se 2 ditë më vonë pas vdekjes së ish-ministrit, ka dal një dëshmitar okular i cili pretendon se ajo ngjarja tragjike ishte një vrasje dhe jo një mbytje aksidentale.

"Ne ju kërkojmë të veproni menjëherë në mënyrë që hetimet të përshpejtohen”, shkruan ajo në letër.

Sipas mediave greke, përmes një bisede telefonike që kanë pasur ministri i Transportit dhe znj. Valyraki, i ka siguruar se çështja do të hetohet.

Edhe avokati i familjes, duke folur në një emision televiziv, ka thënë se një kapiten anijeje është fajtor për vdekjen e Sifi Valyrakit.

Sipas tij anija e kapitenit u afrua në drejtim të ish-ministrit duke i kërkuar të largohej dhe mos të peshkonte në atë zonë, duke shtuar se pas konfliktit ai filloi ti vinte rrotull varkës së Valyrakit dhe për shkak të dallgëve ai ka rënë në det.

Në trupin e mbytur të ish-ministrit grek janë gjetur shenja dhune në kokë dhe sipas avokatit të familjes ato nuk mund të jenë nga helika e anijes.

Për shkak të zhvillimeve të fundit, varrimi i Valyrakit nuk do të bëhet sot por në një datë të mëvonshme pasi do kryhen inspektime dhe ekspertiza të mëtejshme me qëllim zbulimin dhe faktimin e dyshimeve të reja të ngritura për çështjen në fjalë.

Ish-ministri, trupi i së cilit është gjetur i pa jetë në ujërat e greke ditën e diel kishte dal si zakonisht për të ushtruar pasionin e tij, peshkimin por nuk u kthye më kurrë.

Ai kishte edhe një lidhje të veçantë me vendin tonë pasi gjatë regjimit të Huntës në Greqi, ai është arratisur drejt Shqipërisë së “Hoxhës” me not.

Ai u dënua me tre vite internim nga një Gjykatë në Sarandë, teksa prej tyre 18 muaj i kaloi në kampin e Fierit, për shkak se shkeli pa leje në kufirin shqiptar.

Hetimet për vdekjen misterioze të Valyrakit do të vazhdojnë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?