TIRANË-Dy ditë pas arrestimit në Greqi të bashkëpunëtorit në vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku, Report Tv mëson të tjera detaje mbi prangosjen e Kristaq Lecit. Burime zyrtare konfirmojnë se 30 vjeçari u arrestua mesditën e 12 gushtit në një lokal në qendër të Athinës.
Agjentët grekë dhe një tjetër grup i nisur nga vendi ynë, ndërhynë në momentin që Leci sapo ishte ulur në lokal. Pas kontrollit, policia nuk i gjeti ndonjë send të jashtëligjshëm me vete. Edhe pse Leci iu prezantua dhe u vuri në dispozicion një letërnjoftim me identitet të ndryshuar, autoritetet greke ishin të bindur se personi që po arrestonin ishte pikërisht i shumëkërkuari Kristaq Leci. Prej më shumë se një muaji, policitë e dy vendeve, por edhe në bashkëpunim me Interpol kishin lokalizuar zonën ku banonte i riu shqiptar.
Kristaq Leci akuzohet se bashkëpunoi në vrasjen e Artan Cukut, duke i dhënë informata ekzekutorit e kushëririt të tij Mikel Shallarit, për lëvizjet e ish-komisarit të policisë.
Hetimet zbuluan se Leci ishte njëkohësisht edhe ndërmjetësi mes Shallarit e porositësit të vrasjes, Bledar Jambellit, i njohur ndryshe edhe me emrin Rikard Muho.
Emri i këtij të fundit doli nga dëshmia e Mikel Shallarit, i cili pas arrestimit vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë. Ai i tha prokurorëve të Krimeve të Rënda se për vrasjen do të merrte 20 mijë euro, 3 mijë prej të cilave i kishte marrë paradhënie.
Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se shkak i vrasjes së ish-komisar Artan Cukut është hakmarrja, pasi në kohën që ai mbante postin e drejtorit të policisë Vlorë, rihapi një vrasje të bujshme në këtë qark, duke akuzuar e më pas prangosur Bledar Jambellin.
Emri Kristaq (Krisht), babi Sokrat, gjyshi Xhaferr!! Ec e merre vesh ti...
PërgjigjuSka asgje per tu habitur... Enveri i beri njësoj te gjitha fetë edhe martoheshin pa problem nje mysliman me nje te krishterë... Emri kristaq.. Babi soktrat.. Gjyshi xhaferr gjyshi eshtë babai i mamit... Kështu mendoj se i bie llogaria... Mamin e ka mysliman babin krishterë
po pse o cun per 20.000 euro virtet nje njeri as per 200.000 nuk vritet nje njeri e per pasoje te shkaterrohet jeta per te gjithe familjaret e te dyja familjeve dhe ne jeten tende ke barren me te rende ku pervec zotit asnje nuk duhet te marre jete njerezish.
PërgjigjuPse ku do e arrestonin në ndonjë librari apo bibliotekë?
PërgjigjuNe shqiptaret ne klube na gjen gjithmon.
Përgjigju