26 vjeçari shqiptar i arrestuar, studentja greke që mbeti viktimë

Kosova & Rajoni

Detaje të rënda nga vdekja e studentes greke: Pasi u përplas me makinë nga shqiptari, i janë marrë 1500 euro nga çanta

29 Nëntor 2022, 11:06| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 15:32

  • Share

Detaje tronditëse janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Selanik të Greqisë ku një studente greke 21 vjeçare ka ndërruar jetë pasi u përplas për vdekje nga një 26 vjeçar shqiptar i cili u arratis nga vendngjarja ndërsa më pas u arrestua dhe u la në burg nga gjykata greke.

Sipas mediave greke, pak minuta pas aksidentit të ndodhur që la përtokë të renë greke, Emanuela, disa persona i kanë vjedhur një shumë të madhe parash nga çanta. Bëhet fjalë për 1500 euro të cilat persona ende të paidentifikuar, ia kanë marrë nga çanta të resë. Sipas raportimeve shuma e parave i është dhënë studentes greke nga familjarët e saj para se ajo të nisej për në Selanik ku do të pësonte aksidentin tragjik.

“Kur vajza është rrëzuar përtokë dhe është goditur, dikush i ka marrë portofolin me një sasi të madhe parash nga çanta. E kemi fjalën për 1500 euro  Rasti do t'i kalohet prokurorit kompetent për ndjekje penale dhe urdhërim të hetimeve paraprake sepse kjo shumë ka ekzistuar dhe pas ngjarjes është zhdukur” , ka thënë avokati i familjes.Nikos Rusopulos .

Pas vendimit të prindërve për të dhuruar organet e vajzës, sot në mediat greke raportohet se zemra e 21-vjeçares do t’i jepet një nëne 40-vjeçare, ndërsa mëlçia do t’i jepet një një tjetër personi. Emmanuela, e kishte të pamundur të mbijetonte pas plagëve të marra, të shkatuar nga 26-vjeçari shqiptar, i cili e tërhoqi zvarrë me makinë.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

21-vjeçarja greke, studente, mbeti e plagosur rëndë në orët e para të së martës, kur u tërhoq zvarrë përgjatë rrugës Egnatia, në lartësinë e Kamarës, nga makina që drejtonte 26-vjeçari shqiptar, i cili u largua nga vendngjarja dhe e la të renë në gjendje të rëndë në asfalt.

Që në momentin e parë mjekët bënë përpjekje për ta mbajtur në jetë, por gjendja e saj shëndetësore ishte jashtëzakonisht kritike dhe u shtrua në Repartin e Mjekimit Intensiv, por fatkeqësisht nuk ia doli dot.

Mjaftuan pak orë që i riu të vetëdorëzohej në polici me shenjë pendese ku edhe kërkoi të komunikonte me prindërit e saj. Duke u justifikuar, i riu u shpreh se u largua nga vendi i ngjarjes sepse jetonte në Greqi pa letra. Ndaj tij ka nisur një procedim penale, po ashtu dhe ndaj pasagjeres 19-vjeçare.

Në dëshminë e tij ai tha se ishte i shkatërruar nga kjo ngjarje dhe nëse viktima nuk do kishte tentuar të kalonte rrugën ‘Egnatia’ (aty ku gjeti vdekjen), asgjë nuk do të kishte ndodhur, mjaftonte që e reja të kalonte në vizat e bardha.

26-vjeçari, sipas ndjekjes penale të prokurorit, akuzohet për drejtim mjeti të rrezikshëm me pasojë lëndim të rëndë trupor (vepër penale), si dhe drejtim mjeti pa leje (kundërvajtje).

19 -vjeçarja (shtëpiake) nga ana e saj përballet me veprën penale të ndihmës në drejtim të automjetit të rrezikshëm me pasojë lëndim të rëndë trupor dhe ndihmë në një aksident trafiku (kundërvajtje).

Ora 12:06
U aksidentua nga 26-vjeçari shqiptari në Selanik, dhurohen organet e vajzës 21-vjeçare greke


‘Dhurata jete’ ,mund të konsiderohen ato ç'ka do të marrin 2 persona në Greqi pas madhështisë së shpirtit të familjes së 21-vjeçares Emmanuela, e cila e kishte të pamundur të mbijetonte pas plagëve të marra,të shkatuar nga 26-vjeçari shqiptar, i cili e tërhoqi zvarrë me makinë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, një 40-vjeçare, e cila është nënë e një fëmije dhe jetonte me aparatin mbështetës të zemrës, merr zemrën e 21 -vjeçares për transplantim në “ Onasio ”, ndërsa. Mëlçia e vajzës do të merret nga një burrë, i cili sipas të njëjtave informacione ishte prej disa kohësh në listën përkatëse në spitalin “ Ippokrateo në Selanik.

Këto dy transplante nisën pasi pritja e organeve të fatkeqes Emmanuela përfundoi rreth orës 6 të mëngjesit.

Vihet re se korneat e 21-vjeçares janë hequr nga okulistë të spitalit Papageorgiou dhe do të transferohen në Bankën e Syve AHEPA, ku do të ekzaminohet se cilët pacientë do të transplantohen pasi ka një diferencë deri në 15. ditë për transplantin e tyre.

Për veshkat, kryhen teste speciale për të gjetur marrës të pajtueshëm. Siç raporton ERT, në “Ippokrateio” të Selanikut po kryhen analizat për veshkat , me informacione se aty është gjetur një dhurues i përputhshëm, por rezultatet përfundimtare priten sot herët, të martën, pasdite.

Përkundrazi, mushkëritë e studentit, sipas Agjencisë së Lajmeve të Athinës, u konsideruan të papërshtatshme për transplantim.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?