Suela Saliaj dhe Renato Muhaj

Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares në SHBA, ish-burri i preu fytin në sy të vajzës! U gjet e mbuluar në gjak

31 Janar, 13:27| Përditesimi: 31 Janar, 18:12

  • Share

Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Largo të Floridas, ku shqiptari Renato Muhaj vrau ish-partneren e tij 32-vjeçare Suela Saliaj, po shqiptare dhe më pas rrëmbeu të bijën 8-vjeçare.

Sipas mediave amerikane, 32-vjeçarja u gjet e vdekur në dyshemenë e dhomës së saj të gjumit e mbuluar në gjak.

E reja u vra nga ish-bashkëshorti i saj, 34-vjeçari Renato Muhaj, në apartamentin e saj Belleair Place në Clearwater, Florida. Sipas mediave vendase, Muhaj i ka prerë fytin të resë në sy të vajzës së tyre 8-vjeçare.

Autoritetet thanë se Muhaj u gjet bashkë me vajzën disa orë më vonë në automjetin e tij dhe ai u arrestua menjëherë. Vajza është bashkuar me anëtarët e tjerë të familjes.

Pas ngjarjes së rëndë, një anëtar i komunitetit ka hapur një llogari në GoFundMe në emër të familjarëve për të ndihmuar në pagesën e shpenzimeve të funeralit dhe për të mbështetur vajzën 8-vjeçare të Suela Saliajt.

“Të dashur miq dhe familjarë, ne jemi bashkë në një kohë pikëllimi për të kërkuar mbështetjen tuaj për shpenzimet e varrimit dhe kujdesin e Alessia-s në kujtim të Suelës sonë të dashur. Bujaria juaj gjatë kësaj kohe të vështirë do të na ndihmojë të nderojmë kujtimin e saj dhe të sigurojmë fëmijën e saj të çmuar”, shkroi një prej familjarëve.

Vrasja ndodhi më 30 janar, ndërsa në dëshminë e saj vajza 8-vjeçare tha se e dinte se nëna e saj kishte vdekur dhe e kishte pyetur të të atin “pse e bëri këtë?”.

Ora 18:03
‘Na fal që nuk të shpëtuam dot në kohë’, reagon e afërmja e 32 vjeçares që u vra nga ish-burri i saj në SHBA: Asnjë s’e meriton këtë fat

1706721159_suelasaliajrenatomuhaj.PNG

Një e afërme e Suela Saliajt e cila u vra nga ish-burri i saj Renato Muhaj në Florida ka reaguar përmes rrjeteve sociale për vdekjen e saj.

Ajo shprehet tepër e lënduar për ngjarjen e rëndë duke kërkuar edhe falje pse nuk arritën të bënin asgjë për ta shpëtuar 32 vjeçaren.

“Faleminderit të gjithë për mesazhet dhe mbështetjen tuaj. Familja jonë është në zi dhe e kemi të pamundur të pranojmë apo besojmë lajmin për ikjen e papritur të Suelës. Na mungon shumë. Nuk do arrijmë dot të jemi të njëjtët njerëz pa Suelën.

Alessia është me njerëzit e saj më të dashur dhe po përpiqemi t’i japim ndihmën e duhur dhe të vazhdueshme për të cilën ajo ka nevoje. Suela ishte një vajzë shembull dhe e dashur për të gjithë ata që e kanë njohur.Ëndrrat dhe planet e saj ishin te mëdha por fatkeqësisht u prenë në mes. Duam që çdo gjë që ajo ka dëshiruar apo ka pasur në planet e saj, ta realizojmë me Alessian.

Suela je gjithmonë ne zemrat tona. Asnjë nuk meriton fatin tënd. Ti ishe një vajze kinge dhe e pavarur. Çdo sfidë në rrugën tënde e ke fituar me sukses. Sa shumë njerëz të duan e shkruajnë për ty!

Na fal që nuk të shpëtuam dot në kohë. Je shpirti jonë! Të duam përgjithmonë! Shpirti jot u prehtë në paqe”, shkruan e afërmja e viktimës.

Reagimi në facebook i të afërmes së viktimës
SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/02/2024 02:26

    Eshte interesante ky rast per t'u studiuar nga psikoanalistet se si dhe pse degradon nje njeri menderisht,shpirterisht e fizikisht e si perfundon deri ne vrasje! Krahasoni fotot e vrasesit ne kohe me te mira dhe kete te burgut. Ky ka hyre ne /rabbit hole/ prej kohesh e kushedi pse dhe s'ka per te dale me!

    Përgjigju
  • Amerikoni: 31/01/2024 20:43

    Burra kafshe, hajde se e ha mire burriton ne Amerike tani se ne Shqiperi kishe dal per 2 vjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?