Detaje të reja kanë dalë në skenë nga atentati që tronditi fshatin Poro në Vlorë, ku humbi jetën Sotiraq Mëhilli dhe u plagosë rëndë Eno Mata. Ky i fundit dyshohet të ketë qënë edhe shënjestra e autorëve pasi rezulton të jetë me precedentë penale në Greqi.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur deri më tani 4 gëzhoja ndërsa në drejtim të dy të rinjëve është shtënë me breshëri. 22-vjeçarin Sotiraq Mëhillin e ka kapur vetëm një plumb por që ka rezultuar fatal për të pasi e ka prekur në aortën kryesore.
Ndërsa Eno Mata ka marrë 4 plumba në trup dhe si paspjë e plagëve është transportuar drejt Tiranës.
Lajmi kryesor: