Vila e Haxhi Likës

Kronikë
Top 24

Detajet e aksionit/ Përgjimet e telefonit çuan RENEA-n në vilën e Haxhi Likës (VIDEO)

14 Shtator 2018, 13:42| Përditesimi: 14 Shtator 2018, 13:49

  • Share

Një vilë dykatëshe në fshatin Remas të Divjakës, kjo që shihni në pamjet e siguruara nga Report TV u bë shënjestra e një kontrolli të befasishëm këtë mëngjes.

Burime të Shqiptarja.com dhe Report Tv bëjnë me dije se nga përgjimet e telefonave të dy personave të kërkuar për vrasje, njëri prej tyre Laert Haxhiu, rezultonte që ata fshiheshin në zonën ku ndodhej vila e Likës dhe të afërmve të tij. Jo pa qëllim që prej orës 04:00 të mëngjesit forcat speciale rrethuan dhe bastisën pikërisht banesat e këtij fisi.

Pas bastisjes së banesës policia ka shoqëruar edhe dy djemtë e Haxhi Likës, Arben dhe Martin Likën. Nuk dihet ende lidhja e tyre me dy të kërkuarit që policia pretendonte se fshiheshin pikërisht në banesën e tyre.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?