Edon Zhegrova është lojtari më i ri i Juventusit. Sulmuesi anësor i Kosovës është zyrtarizuar në Torino, ku ka firmosur një kontratë afatgjatë që e mban bardhezi deri në vitin 2030.
Juventusi ka zbuluar edhe detajet financiare të marrëveshjes. Shuma bazë e transferimit arrin në 14.3 milionë euro, e pagueshme në katër vite. Përveç kësaj, janë parashikuar 1.2 milion euro bonuse dhe deri në 3 milionë euro shpërblime shtesë për arritjen e objektivave sportive.
Pas firmës në kontratë, Zhegrova është shprehur i lumtur për këtë arritje, duke e quajtur një ëndërr të realizuar.
“Është si një ëndërr për mua, një moment i mrekullueshëm për mua dhe familjen time. Ndihem i nderuar që e vesh këtë fanellë dhe do ta vesh me shumë krenari. Do t’i jap më të mirën këtij ekipi. Forca Juve”, deklaroi Zhegrova për faqen zyrtare të Juventusit.
Karriera e Zhegrovës ka nisur te Genk, për të spikatur më pas te Basel me driblimet e tij karakteristike. Në vitin 2022 ai u transferua te Lille, ku u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit francez. Vetëm gjatë periudhës 2021-2024, Zhegrova ka kryer 181 driblime më shumë se çdo lojtar tjetër i Lille dhe ka kontribuar në 27 gola (15 gola + 12 asistime), duke qenë vetëm pas Jonathan David, që gjithashtu u bashkua me Juven. Zhegrova do mbajë numrin 11 te 'Zonja e Vjetër'.
Kujtojmë se pak ditë më parë ai u pajis me pasaportën shqiptare, duke i lejuar që të jetë 'evropian' në Serie A dhe jo një ekstrakomunitar, duke bërë që kalimi i tij në Itali të ishte më i lehtë.
La prima intervista in ⚪️⚫️ di Edon ?️
— JuventusFC (@juventusfc) September 1, 2025
Guarda il video completo su YouTube ?⤵️
Komente

ke shkuar tek skuadra me HAJDUTE ne bote,,,
Përgjigju