Kristjan Asllani

Sport

Detajet/ Interi dhe Bologna gjejnë akordin për Kristjan Asllanin, çfarë ka mbetur për të mbyllur marrëveshjen?

19 Gusht, 10:16| Përditesimi: 19 Gusht, 10:26

  • Share

Kristjan Asllani shumë shpejt nuk do jetë më futbollisti i Interit. Zikaltërit kanë gjetur marrëveshjen me Bolognan dhe mesfushori i Kombëtares do kalojë në 'Dall'Ara' për të paktën katër vite, me mundësi rinovimi.

'Sky Sport' në Itali bën me dije se Interi dhe Bologna kanë një marrëveshje totale prej 9 milionë eurosh, ndërsa zikaltërit kanë mbajtur një përqindje të konsiderueshme të pronësisë së Asllanit, 40 përqind në rast rishitje. Nëse më herët Interi nuk ulej poshtë 16-17 milionë eurove, klubi nga Milano ka pranuar 9 mln euro fillimisht dhe vijimin e pronësisë me një përqindje të lartë për 23-vjeçarin.

Nëse gjithçka mes klubeve është zgjidhur, ngërçi mbetet te paga e Asllanit. Për momentin mesfushori paguhet 2 milionë euro në sezon dhe kjo është paga tavan për futbollistët e Bolognas. Klubi nga Emilia-Romagna mund të ofronte deri në 1.5 milionë euro për vitin e parë dhe me Interin që ka paguar korrikun dhe gushtin për lojtarin, gjithçka duket në rregull.

Tanimë palët kanë mbetur te tre vitet e ardhshme, me Bolognan që mund të rritet deri në 1.7 milionë euro në sezon. Në të tilla kushte palët janë në bisedime të vazhdueshme dhe janë duke u vendosur disa detaje para se Asllani të vendoset nën urdhërat e Vincenzo Italianos, që e sheh shqiptarin si pikën kyçe të mesit të fushës në Serie A dhe Europa League.

Pas tre vitesh te Interi, ku duhet thënë se nuk e fitoi kurrë një fanellë titullari, Asllani do kishte mundësi të bënte liderin në një klub që garanton minuta dhe besim te aftësitë e tij.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?