Report Tv sjell detaje të reja nga plagosja në Laç. Gazetari i Report Tv, Elvis Hila raporton se dyshohet se kemi të bëjmë me një sherr mes të rinjve që ka përfunduar deri në përdorimin e armës.
Një person dyshohet se ka qëlluar drejt një makine dhe 5 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një grua që shiste qirinj, në afërsi të Kishës së Laçit.
Lajmi kryesor:
Sulmi me 5 të plagosur me armë në Laç, arrestohen 2 autorët, njëri i plagosur! Plumbat kapin edhe shitësen e qirinjve! 2 në gjendje të rëndë, shkak sherri për aksidentin (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al