Kronikë
Top 24

Detajet/ Përplasja me armë në Tiranë, si tentoi ta fshehë ngjarjen pronari i bar ‘Chicago-s’

18 Shtator 2018, 14:21| Përditesimi: 18 Shtator 2018, 16:57

  • Share

Tiranë- Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë detaje të reja për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në zonën e 21 Dhjetorit, në rrugën “Shefqet Musaraj”. Policia tha sot se pronari i bar Chicago-s u përplas me armë me një 50-vjeçar, ndërsa burime të Shqiptarja.com dhe Report Tv thonë se ai është shtetasi Ardjan Pashaj.

Të njëjtat burime konfirmojnë se ka qenë pronari i barit ai që ka ngritur armën i pari, ndonëse me të shtëna i është kundërpërgjigjur Pashaj. Ndaj Hitës rëndon akuza "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Kanosje”, ndërsa ndaj Pashajt vepra penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Por pavarësisht të shtënave para lokalit e panikut të krijuar në zonë Laert Hita ka tentuar ta fshehë ngjarjen. Burime policore konfirmojnë për Shqiptarja.com dhe Report Tv se forcat e policisë e kanë gjetur atë në banesën e tij, pas sinjalizimit të qytetarëve se dikush mund të ishte plagosur.

Lokali ku ndodhi përplasja me armë një natë më parë

Hita nuk ka pasur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, por burimet thonë se është përpjekur të fshehë me çdo mënyrë ngjarjen. Vetëm kur është përballur me kamerat e sigurisë që tregonin momentin e konfliktit mes tyre ai ka pranuar sherrin fizik që çoi më pas në përdorimin e armëve.

Në zonën ku jeton, ai njihet si person problematik që ka shkaktuar shpeshherë probleme, por mbetet e paqartë pse është konfliktuar me Pashajn.

Ndonëse është marrë në pyetje në polici, Hita nuk ka pranuar të sqarojë sherrin për motive të dobëta që ka pasur me 50-vjeçarin.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur pak metra nga vendi ku u vra në fillim të këtij viti 32-vjeçari Emiljano Boçi në një atentat me armë zjarri.

Çfarë ndodhi mbrëmë

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme rrugën “Shefqet Musaraj”, në lokal ( në pronësi të Laert Hitës) për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri - tjetrin, ku gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri - tjetrit, por pa pësuar dëmtime nga të shtënat. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Si u mor vesh ngjarja

Kanë qenë qytetarët ata që kanë sinjalizuar policinë për të shtënat me armë zjarri dhe një person të plagosur, por në momentin që kanë mbërritur blutë e kryeqytetit nuk kanë gjetur asnjë person, pasi 35-vjeçari fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes. Burime për Report Tv pohuan se 35-vjeçari ka plagë të lehta në trup, por policia në njoftimin e sotëm mohoi diçka të tillë.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • 3xxxx: 18/09/2018 17:26

    Prokuroria te mos harroje te hetoje se si e ka vene pasurine ky 35 vjecar. Une jam po aq vjec, me doktorature dhe me page 5 mije euro ne muaj dhe nuk kam pasuri tjeter vec nje apartementi 60 m2 dhe nje veture 6mije euro. Me siguri qe do jete shume i zgjuar... Dhe ka pasur page te majme

    Përgjigju
  • Fredi: 18/09/2018 14:44

    Nuk e kuptoj! Ky ka ngritur armen e pari dhe vetem ai tjetri akuzohet per vrasje te mbetur ne tentative? Perse jo te dy te njejten akuze? Apo se ky eshte trim dhe i ka shok opgj e kom.2!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?