Kronikë

Detajet/ Santiago Malko u mbajt në vëzhgim, u ekzekutua sapo doli me makinë nga lavazhi

28 Gusht 2019, 09:16| Përditesimi: 28 Gusht 2019, 09:37

  • Share

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi me kallashnikov tek rruga 'Xhanfize Keko' të 26-vjeçarit Santiago Malko. Report Tv mëson se autorët e kanë mbajtur nënë vëzhgim viktimën dhe i kanë zënë pritë sapo Malko ka dalë nga një pikë lavazhi pranë zonës së 'Xhamllikut'. Autorët kanë vepruar me dy makina, pasi e kanë ndjekur një makinë tjetër i ka prerë rrugën ndërsa nga furgoni që i ka kaluar anash është hapur breshëria e plumbave që i ka kushtuar jetën 26-vjeçarit.  pas të shtënave  makina e Malkos është përplasur me një shtyllë dhe më pas ka përfunduar në ambientet e një biznesi. Zona ka qenë e pa ndriçuar mirë gjë që ka ndihmuar autorët e krimit të cilët më pas janë larguar me shpejtësi.  Ndërkohë policia është duke punuar edhe me kamerat e sigurisë të cilat kanë pikasur një automjet tip 'Benz C Class' që është larguar me shpejtësi për nga zona e Freskut që dyshohet se mund të jetë i përfshirë në këtë ngjarje.

 


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Ish-polici u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në makinën në ecje, si i zunë pritë autorët (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?