Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 26-vjeçarit, Andi Zylyfi mbrëmjen e sotme në aksin Peqin-Elbasan. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se Andi Zylyfi është kushuriri i parë(djali i hallës) së Endrit Alibej. Ky i fundit mbeti i vrarë në një atentat me armë rreth një vit më parë. Në këtë atentat u vra edhe Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk i quajtur Erdal Duranay.
Erdal Duranay, Endrit Alibej dhe Arben Dylgjeri
Lajmi kryesor:
Ekzekutohet në Peqin Andi Zylyfi, miku plagoset në kokë! Djali i hallës iu vra për drogë në 2018 (VIDEO)
/r.k./ReportTv.al