Report TV mëson se Andrea Kalemi, i njohur dhe si Adriatik, ose Tik Kalemi, kishte dalë nga Shqipëria më 5 gusht 2023 së bashku me familjen e tij për të shkuar me pushime në ishullin grek Pax të Greqisë.
Ai është qëlluar të paktën 10 herë në sy të tre fëmijëve dhe bashkëshortes së tij nga një person i cili kishte fytyrën të mbuluar dhe është larguar pa u vënë re nga askush.
Atentati ndodhi mbrëmjen e 9 gushtit 2023. Viktima e sulmit u dërgua në Qendrën Shëndetësore Paxos dhe më pas në Spitalin Universitar të Janinës ku ndodhet në gjendje kritike për jetën por stabile.
Lajmi kryesor:
Atentat në Greqi, Andrea Kalemi qëllohet me 10 plumba në sy të fëmijëve e gruas! Në gjendje kritike për jetën! I afërmi i Aleksandër Sadikajt, u përfshi në vrasjen e Edmond Papës
S.G//ReportTv.al