Kampioni i botës Khabib Nurmagomedov

Sport
Bota

Detaji në veshin e Khabib Nurmagomedov, çfarë i kanoset kampionit të botës

8 Tetor 2018, 16:04| Përditesimi: 8 Tetor 2018, 16:09

  • Share

Khabib Nurmagomedov është ylli i momentit pas ndeshjes kundër Mc Gregor ku u shpall kampion bote. Mundësi ra në sy për temperamentin e tij por me siguri që e keni vënë re që njëri vesh i tij ka një formë të çuditshme.

Nurmagomedov vuan nga sindroma “lulelakër”, që I rrezikosh dëgjimin dhe shikimin e tij.  Kjo sindromë shkaktohet nga goditje të shumta në të njëntin vend e si pasojë enët e gjaku shpërthejnë brenda lëkurës. Goditja pikërisht në atë pjesë krijon një ind të ri, i cili merr edhe formën e lulelakrës. “The Sun” shkruan se kjo sindromë gjendet kryesisht tek njerëzit që merren me sporte të tilla si kickbox, box e me radhë.

Simptomat e zakonshme të veshit “lulelakër”:

Dhimbje

Ënjtje

Deformim i veshit.

Simptomat e rëndë të veshit “lulelakër”:

Humbje dëgjimi

Zhurmë permanente në vesh

Dhimbje koke

Pamje e turbullt

Ënjtje fytyre

Gjakderdhje e deri në humbjen e shikimit.

Komento

Komente

  • Faik: 09/10/2018 19:28

    Khabibi ja "shqyeu Gojën atij LLAPAQËNIT nga IRLANDA ! Na kishte çarë dërrasat ai Pushti nga Irlanda ! Ishte bërë i PaDurueshëm , por KHABIBI i madh ja mbylli gojën njëherë e mirë atij 'Petrit LLAPAQËN Vasilit' nga IRLANDA ! RESPEKTE për KHABIBIN e madh dhe Shpresoj të vijë një Ditë , tek Parlamenti I Shqipërisë dhe ti marrè ZVARRË ata 140 BANDITËT HAJDUTË të SHQIPËRISË sonë të Varfër

    Përgjigju
  • Cansas City: 08/10/2018 17:12

    Kjo eshte nje simptome me se e zakonshme per nje sportist te luftes trup me trup si: mundje, boks, kikboks, xhudo, sampo, etj etj.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?